Borxhi i jashtëm i ekonomisë shqiptare u rrit me 162 milionë euro në tremujorin e dytë të këtij viti. Sipas treguesve të fundit të dalë nga Banka e Shqipërisë, stoku total i detyrimeve që sektori publik dhe privat në Shqipëri ka ndaj kreditorëve jo rezidentë arriti në 8.11 miliardë euro.
Rritja gjatë tremujorit të dytë ka ardhur në pjesën më të madhe nga rritja e borxhit të bizneseve, me 125 milionë euro më shumë. Besohet se efektin kryesor e ka dhënë kredia e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Kjo kredi u mor me qëllim zëvendësimin e mbi-tërheqjeve që KESH kishte pranë bankave tregtare në Shqipëri, me interesa më të ulëta.
Pjesa tjetër e rritjes së borxhit të jashtëm erdhi nga sektori bankar, që e rriti stokun e detyrimeve të jashtme me 42 milionë euro. Ndërkohë, qeveria shqiptare e uli lehtë ekspozimin në borxhe jashtë vendit, me 7 milionë euro më pak krahasuar me tremujorin e parë. Në vitet e fundit, rritja e borxhit të jashtëm të ekonomisë shqiptare ka qenë mjaft e moderuar dhe e përqendruar sidomos te qeveria shqiptare.
Sektori bankar dhe ai privat përgjithësisht nuk ka pasur nevojë për linja financimi nga jashtë, edhe sepse tregu i brendshëm ka qenë përgjithësisht mjaft likuid. Qeveria mban 43 për qind të totalit të borxhit të jashtëm, e ndjekur nga sektori bankar me 17.5 për qind dhe nga sektori privat jo bankar me 17.3 për qind. /Shekulli /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga 26 Qershori, PrishtinaTicket shton dhe një destinacion të ri!
Shijo detin e krejt stinëve në “Holiday In 2”
Nga pushimet e punëtorëve e deri tek menaxhimi i inventarit - përmes AveHR mund t’i digjitalizoni Burimet Njerëzore
Nagip Krasniqi shkarkohet nga pozita e kryeshefit të KEK-ut
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Saktësi, efikasitet dhe rehati - Ultratingulli revolucionar SonoMax 9
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën