LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria U21 deklasohet nga Anglia U21 në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Shqipëria U21 deklasohet nga Anglia U21 në kualifikimet për Kampionatin Evropian

Shqipëria U21 nuk ka mundur të bëjë asgjë përballë Anglisë U21 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian që mbahet në vitin 2021, duke pësuar humbje 5-0.

Shpresat e Tre Luanëve e filluan mjaftë mirë takimin, duke shënuar pas vetëm pesë minutash lojë me anë të Callum Hudson-Odoit.


Minutat në vazhdim kanë sjellë dhe dy gola të tjerë për 21-vjeçarët e Anglisë, me autor James Justin (26′) dhe Jamal Musiala (36′), duke mbyllur 45 minutat e para me një avantazh 3-0.

Pjesa e dytë ka nisur përsëri me gol, është kapiteni i skuadrës angleze, Eddie Nketiah që ka shënuar në minutën e 52-të.

Shqipëria U21 dukej disi e humbur në fushë dhe nuk arriti të krijonte një aksion të mirëfilltë në minutat e mbetur të takimit.

Nketiah realizoi edhe një herë për anglezët në minutën e 86-të, duke vulosur fitoren e ekipit të tij.

Anglia U21 që tashmë ka siguruar kualifikimin në Kampionatin Evropian ka 28 pikë, Austria 18, Shqipëria 14, Turqia 13, Kosova me nëntë dhe Andorra me pesë. /Telegrafi/