LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria më shumë lehtësira për fermerët

Shqipëria më shumë lehtësira për fermerët

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj doli në një deklaratë për mediat për të prezantuar disa ndryshime në legjislacion, që sipas Qeverisë, lehtësojnë aktivitetin e fermerëve.

Udhëzimi i ri heq burokracitë dhe u mundëson fermerëve që të shesin me para në dorë deri në shumën 30 mijë lekë të reja.


“Deri në masën 30 mijë lekë të reja, transaksioni kryhet në dorë, pra në cash. Ky është një tranksaksion ditor prej 30 mijë lekësh të reja”, tha Ahmetaj.

Transaksionet nga 30 mijë deri në 150 mijë lekë të reja, tha Ahmetaj, kryhet përmes bankës ose postës. Sa u takon transaksioneve që tejkalojnë 150 mijë lekë të reja ato do të kryhen vetëm përmes bankës.

“Pagesat për shitjet nga 30 mijë lekë deri në 150 mijë lekë mund të kryhen përmes postës dhe kushdo që dëshiron edhe përmes bankës”, deklaroi Ahmetaj.

Ministri i Financave kërkoi nga Posta Shqiptare që të mundësojë shtrirjen e shërbimit në zonat rurale dhe në pikat e grumbullimit të prodhimeve të fermerëve.

Një tjetër shqetësim i ngritur nga eksportuesit ishte ai që kishte të bënte me doganat. “Do të kemi shërbim 24 orë për eksportuesit e produkteve të fermerëve”, tha Ahmetaj.

Ndryshimet mbërrijnë pas dy letrave të dërguara nga kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, i cili i kërkonte Qeverisë lehtësimet e mësipërme për fermerët. Por duket se LSI nuk ka qenë e vetmja.

“Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka të paktën 3 muaj që e ngre këtë problem në vazhdimësi dhe shqetësimi i parë ka ardhur nga grumbulluesit e Fierit, Lushnjes dhe Beratit”, deklaroi Ahmetaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Gjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin

Lajme
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës

Shëndetësi
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Kalo në kategori