LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria përfiton rekord prej 1.8 miliardë eurosh të ardhura nga turizmi në vitin 2023, rritje me 72 për qind

Shqipëria përfiton rekord prej 1.8 miliardë eurosh të ardhura nga turizmi në vitin 2023, rritje me 72 për qind

Të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin e kaluar arritën vlerën e 1.8 miliardë eurove, duke vendosur një rekord historik, me diferencë të madhe nga vitet e tjera.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se të ardhurat neto në zërin e udhëtimeve të Bilancit të Pagesave kishin vlerën e 1.84 miliardë eurove, në rritje me 72 për qind krahasuar me vitin 2022.


Këto të dhëna konfirmojnë perceptimin për një vit rekord të turizmit hyrës në Shqipëri gjatë vitit 2023. Sipas INSTAT, vitin e kaluar Shqipërinë e vizituan rreth 10.2 milionë shtetas të huaj, në rritje me 35 për qind krahasuar me një vit më parë, raporton Monitor.

Edhe të dhënat e para të këtij viti tregojnë se rritja e numrit të turistëve të huaj po vazhdon, duke dëshmuar se turizmi ka hyrë në një cikël rritjeje që me gjasa do të vazhdojë, të paktën në një horizont afatshkurtër.

Banka e Shqipërisë vlerëson se turistët e huaj shpenzuan gjithsej rreth 4.2 miliardë euro në Shqipëri gjatë vitit 2023. Shpenzimet e turistëve të huaj u rritën me 47 për qind krahasuar me vitin 2022.

Megjithatë, edhe shpenzimet e shtetasve shqiptarë për udhëtime jashtë vendit u rritën gjithashtu me ritme të shpejta. Banka e Shqipërisë i vlerëson këto shpenzime në vlerën e 2.3 miliardë eurove, në rritje me 32 për qind krahasuar me një vit më parë.

Të dhënat finale të Bilancit të Pagesave për vitin 2023 konfirmojnë rolin gjithnjë e më të madh të turizmit në ekonominë shqiptare.

Të ardhurat nga turizmi mbuluan më shumë se 40 për qind të deficitit tregtar në mallra të ekonomisë shqiptare. Turizmi gjithashtu dha kontributin kryesor në përmirësimin historic të ekonomisë shqiptare, me deficitin më të ulët të llogarisë korrente të regjistruar ndonjëherë.

Rritja e pagave dhe forcimi i Lekut në kursin e këmbimit kanë ndikuar negativisht sektorët eksportues në mallra, sidomos ato sektorë që mbështeten kryesisht në forcën e lirë të punës. Në këto kushte, ekonomia shqiptare po profilizohet gjithnjë e më shumë në shërbime dhe veçanërisht në turizëm.

Megjithatë, statistikat e Bankës së Shqipërisë vazhdojnë të tregojnë një rritje të eksporteve në zërin e fasonerisë. Të ardhurat neto nga shërbimet për përpunim të inputeve fizike të zotëruara nga të tjerët arritën në 770 milionë euro, në rritje me pothuajse 19 për qind krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë që shifrat e INSTAT vazhdojnë të tregojnë rënie të ndjeshme të vlerën bruto të rieksporteve (e shprehur në Lekë), sidomos për grupin “Tekstile dhe këpucë”, shifrat e Bankës së Shqipërisë japin një tablo të ndryshme dhe, sipas tyre, në fakt vlera e shtuar e shërbimit të përpunimit vazhdon të jetë në rritje, madje ka arritur nivelin më të lartë historik në vitin 2023. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Zëvendësministri për Kthim: Sot është tentuar të vritet Marko Jablanoviq, sulmuesit i dështoi “Shkorpioni”

Siguri
Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Ngriten çmimet e paketave turistike në Shqipëri, operatorët fajin ia lënë kursit të euros

Lajme
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Basha i reagon AGK-së dhe Sekretarit të Federatës Evropiane të Gazetarëve: Jam deputet i pavarur në mendime, Kosova nuk është autokraci

Lajme
Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Piu kafenë e mëngjesit me ta dhe më pas u mori jetën, detaje nga vrasja e çiftit në Dropull

Lajme
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara

Lajme
Kalo në kategori