LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria nuk pajtohet me BE-në për Kosovën, Rama: Deklarata e Borrell nuk i përgjigjet realitetit

Shqipëria nuk pajtohet me BE-në për Kosovën, Rama: Deklarata e Borrell nuk i përgjigjet realitetit
Reklama

Kryeministri Edi Rama ka komentuar vendimin për të dalë në kundërshtim me një deklaratë të politikës së jashtme të BE-së, sa i përket situatës së Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë për mediat të mbajtur në Romë me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Jashtëm italian, Antonio Tajani, kreu i qeverisë tha se dalja kundër deklaratës së bërë nga Borrel, më 19 shtator, lidhet me faktin se ai qëndrim nuk reflekton problematikën e krijuar në veri në ditët e fundit.


Shqipëria kundër Borrellit: Përgjegjësia e asaj që ndodhi nuk qëndron te Kosova
Lexo po ashtu Shqipëria kundër Borrellit: Përgjegjësia e asaj që ndodhi nuk qëndron te Kosova

“Qëndrimi ynë për herë të parë në kundërshtim me një deklaratë të politikës së jashtë të BE-së. Ky qëndrim lidhet me faktin se deklarata e BE-së, është një deklaratë e cila jo se në vetvete ka problem, pasi adreson gjithçka që është thënë më parë nga Borrell, në lidhje me detyrimet e Kosovës. Por nuk i përgjigjet realitetit të ditëve të fundit. Nuk mund të linjëzohemi me BE-në, pa parë një deklaratë të dytë që adreson problematikën e ditëve të fundit. Ku ka ndodhur një zhvillim dramatik. Është vrarë një efektiv i policisë së Kosovës nga një grup kriminal që ka qenë i investuar. Kjo për ne është e papranueshme. E dënueshme. Joevropiane dhe sepse është sinjali më i keq që mund të jepte Serbia në këtë moment”, tha Rama.

“BE-ja të vërë alarmin në nivelin më të lartë. Të përdorë të gjithë instrumentet në dispozicion për t’i kthyer mesazhin e duhur, këtij mesazhi krejtësisht të paparanueshëm që vjen nga shpallja e zisë kombëtare në Beograd. Derisa të ketë një deklaratë të dytë për të vendosur me drejtësi një gjykim për ditët e fundit, ne nuk do të linjëzohemi me deklaratën e parë. Në këtë pikë, linja jonë është 100 për qind e BE-së, por është momenti për të dënuar me zë të lartë atë që ka ndodhur në veriun e Kosovës dhe me atë që ka ndodhur në Beograd”, ka shtuar Rama.

Burime pranë qeverisë zbulojnë se ka qenë pikërisht deklarata e shefit të politikës së jashtme të Unionit, Joseph Borrell, që i trajtonte të dyja palët njësoj, çfarë ka sjellë edhe mospajtimin e Tiranës zyrtare, e shprehur kjo në rrugë diplomatike.

Kritikat e Brukselit si ndaj Kosovës, ashtu edhe ndaj Serbisë, janë arsyeja kryesore që kanë detyruar Shqipërinë të mos mbështesë qëndrimin e Bashkimit Evropian, në kushtet kur Tirana vëren se me zhvillimet e fundit faji peshon në krahun e Beogradit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, deklarata e ministrit Sveçla dhe njohësve të sigurisë – të gjitha nga aksioni i Policisë së Kosovës

Vrasja e njërit prej të dyshuarve për grabitjen në Suharekë, deklarata e ministrit Sveçla dhe njohësve të sigurisë – të gjitha nga aksioni i Policisë së Kosovës

Lajme
Tha se Kosova është projekt i përkohshëm, Lushaku - Sadriu i reagon ministrit Aliu

Tha se Kosova është projekt i përkohshëm, Lushaku - Sadriu i reagon ministrit Aliu

Lajme
Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Kronika e Zezë
Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lajme
Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Siguri
Çitaku i drejtohet Aliut: Qeveritë janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme

Çitaku i drejtohet Aliut: Qeveritë janë të përkohshme, Kosova është e përjetshme

Lajme
Kalo në kategori