LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria në vitin 2030 do të ketë 1 milion banorë, reagon Arben Malaj

Shqipëria në vitin 2030 do të ketë 1 milion banorë, reagon Arben Malaj

Profesori i ekonomisë Arben Malja ka thënë se Shqipëria më 2030 do ti ketë rreth 3 milionë banorë. Sipas tij, çdo statistikë tjetër është e pasaktë dhe e keqinterpretuar.

Malaj thotë se përdorimi i statistikave duhet të jetë thellësisht profesional.


“Referencat statistikore të institucioneve ndërkombëtare parashikojnë se Shqipëria në vitin 2030 do të ketë rreth 2 milionë e 953 mije banorë. Është e vërtetë që bota sot ballafaqohet me një nga sfidat demografike me të vështirë, plakjen e popullsisë, e cila krijon probleme të mprehta ekonomike, sociale dhe financiare”, tha profesori Malaj, shkruan Telegrafi.com.

Sipas tij, një rritje demografike nen 2.1% e popullsisë është e pamjaftueshme për të ushqyer rritjen ekonomike të një vendi.

“Natyrshëm automatizimi, robotizimi, inteligjenca artificiale synojnë ta zbusin këtë plagë. Plakja e popullsisë ku rritet numri të moshuarve që jetojnë mbi moshën e pensionit dhe njëkohësisht e rritet numri i viteve të cilët ata do të jetojnë ka krijuar një kosto të rendë buxhetore duke ushqyer rritjen e borxheve dhe riskun e krizave të mëdha buxhetore”, ka shkruar Malaj, ish-ministri i Financave në profilin e tij, në Facebook.

Ai ka thënë se plakja e popullsisë sjell ndryshime edhe në tregje. “Plakja e popullsisë po ristrukturon dhe tregjet e punës, ku shërbimet sociale janë sot tregu i dytë me rritjen më të mëdha, pas rritjes së ekonomisë së dijes, Kjo për shkak sepse njërezit e moshës së tretë kërkojnë asistencë shëndetësore, e cila pavarësisht nga diversiteti i formave që përdorin shtete të ndryshme në tërësinë e saj kërkon më shumë të punësuar”, thekson profesori Arben Malaj.

Studimet e INSTAT por edhe referencat ndërkombëtare përllogarisin se Shqipëria është në momentin e ndërmarrjes së politikave aktive për rritjen e shtesës natyrore të popullsisë, e cila mund lehtëson sfidat ekonomike, sociale dhe buxhetore të Shqipërisë.

Reagimi i profesorit Arben Malaj, vije pas raportimit në media se Shqipëria më 2030 do t’i ketë vetëm 1 milion banorë. /Telegrafi/