LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria merr hua 50 milionë euro për reformimin e sektorit energjetik

Shqipëria merr hua 50 milionë euro për reformimin e sektorit energjetik

Shqipëria do të marrë një hua prej 50 milionë eurosh nga KFV Bank për reformimin e sektorit të energjisë në vend. Me vendim të Këshillit të Ministrave u miratua në parim marrja e huasë.

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku tha se kjo hua do të shërbejë për zhvillimin e sektorit energjetik dhe zhvillimin e planeve të Shqipërisë për diversifikimin e saj deri në 2029.


Synimi i kësaj, tha Ballaku, është rritja me 4 teravat (TW) prodhimin e energjisë në vend që do e kthejë Shqipërinë në një eksportuese neto të energjisë.

“Miratuam në parim huan mes Shqipërisë dhe KFV për reformimin e sektorit energjetik, me 50 mln euro. Jemi në rrugë të mbarë ku të gjitha projektet janë vendosur në afate deri në 2029 ku në sekretoni energjetikë të kemi një prodhim plus 4 teravat që do e kthejë në një eksportues neto vendin. Kemi një përfundimi të suksesshëm të ngritjes së bursën energjetike shqiptare duke nisur me këmbën e mbarë tregun e lirë”, tha Balluku.

Edhe ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj tha se kjo hua do të shërbejë në funksion të investimeve në fushën e energjisë.

Një tjetër marrëveshje huaje e lidhur me KFV Bank do të jetë edhe për zhvillimin e zonave rurale, ku investimi do të fokusohet në zonën e Pogradecit dhe Pustecit. Ibrahimaj tha se KFV do të jap një financim prej 20 milionë eurosh dhe një grant prej 1 milionë eurosh për zhvillimin rural që do të rrisë edhe punësimin në zonë.

“Miratuam huan mes Shqipërisë dhe KFV-së për projektin e zhvillimit të integruar rajonal dhe është për zhvillimin dhe strategjinë e qeverisë për zhvillimin e zonave rurale. Kemi një financim prej 20 mln euro dhe një grant prej 1 mln euro që do të përdoren më së shumti në Pogradec dhe Pustec. Do investohet në zonat rurale ku aty ku ka më shumë nevojë për zhvillim dhe punësim”, tha Ibrahimaj./RTSH

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale:  Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Kosova në KiE dhe rezoluta për Srebrenicën, mediat rajonale: Vuçiq e pranoi zyrtarisht humbjen

Lajme
Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Kryeministri malazez, Spajiq: Nuk do të heqim dorë nga NATO-ja dhe njohja e Kosovës

Lajme
Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Publikohet dosja, si e rekrutoi inteligjenca ruse Mikhail Zorin të vinte në Shqipëri dhe të mblidhte informacione

Lajme
Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Pas skandalit në TikTok, Policia kërkon ndihmë për kapjen e shtetasit të Shqipërisë, i cili ndodhet në një burg në Francë

Kronika e Zezë
Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Kushtëzimi me Asociacionin, Kurti s’flet për qëndrimin e Gjermanisë rreth anëtarësimit të Kosovës në KiE

Lajme
Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Çitaku: Memli Krasniqi ka pasur kontakte me Vetëvendosjen për ta shpërndarë Kuvendin

Lajme
Kalo në kategori