LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria do marrë 20 refugjatë, Italia vlerëson vendimin: Shenjë solidariteti dhe miqësie

Shqipëria do marrë 20 refugjatë, Italia vlerëson vendimin: Shenjë solidariteti dhe miqësie

Shqipëria është shprehur e gatshme për të pritur 20 prej emigrantëve që janë bllokuar në një anije në Itali.

Këtë gjë e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, i cili në një status në twitter shprehet se Shqipëria është e gatshme t’i japë një dorë Italisë.


Ditmir Bushati: Ne nuk mund ta zëvendësojmë Evropën, por ne jemi gjithmonë këtu, në anën tjetër të detit ku dikur ne po vuanin ditë e natë në det, duke pritur që Evropa të zgjohet! Dje, Italia na shpëtoi, sot ne jemi gati për t’i dhënë një dorë.

Ministri i Punëve të Jashtme të Italisë Enzo Moavero Milanesi falënderoi Shqipërinë për vendimin për të mirëpritur 20 refugjatë nga anija Diciotti.

Enzo Moavero Milanesi: “Një shenjë e solidaritetit të madh dhe miqësie shumë të vlerësuar nga Italia”.

Ndërkohë ministri i Brendshëm i Italisë Matteo Salvini ka deklaruar se në orët në vijim të gjithë emigrantët që janë të bllokuar në anijen Diciotti do të lejohen të zbresin.

Ai përshëndeti vendim e Shqipërisë për të pranuar 20 prej emigrantëve, shkruan oranews.tv.

“Disa prej tyre do të shkojnë në Shqipëri. Unë falënderoj qeverinë shqiptare që u tregua më serioze se qeveria franceze. U them faleminderit shqiptarëve e turp t’u vijë francezëve. Disa prej emigratëve do të shkojnë në dy vende të tjera europiane e emigrantët që do të mbeten në Itali do të merren në kujdes të Kishës katolike”, tha Salvini.

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori