LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria i ka udhëheqësit politikë më të çmendur, më banal e më të pa edukuar se Kosova!

Shqipëria i ka udhëheqësit politikë më të çmendur, më banal e më të pa edukuar se Kosova!

Ndonëse Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli, Albin Kurti kanë më pak shkollim, më pak specializime jashtë, më pak eksperiencë, më pak traditë, më pak tituj shkencor, krahasuar me “profesor-doktorët” e Shqipërisë si Berisha, Rama, Basha, Monika apo Meta…

Ndonëse ata të Kosovës vinë nga lufta dhe burgjet… ndonëse ata vijnë nga dhuna dhe plumbat, krahasuar me këta me këta pesë udhëheqësit tanë të rritur dhe shkolluar mes luksit, apo mes universiteteve të Evropës, ata në Kosovë nuk janë sjellë si të çmendur apo si të sëmur psikikë as kur kanë humbur zgjedhjet, madje as kur u janë vendosur prangat.


Ata kanë pritur me qetësi humbjen, ata kanë pritur si burra edhe burgun.

Pse këta të shkolluarit e Shqipërisë janë më rrugaçë se ata të Kosovës?

Si gjykoni ju: Këta psikopatët e Shqipërisë:

– janë të çmendur,

– janë ordiner,

– janë të inkriminuar,

– janë të frikësuar

apo ….

– thjesht aktrojnë?