LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria gati qendrat e vaksinimit, Rama premton mbështetje për Kosovën

Shqipëria gati qendrat e vaksinimit, Rama premton mbështetje për Kosovën

Qendra e parë e vaksinimit anti-Covid në Shqipëri po instalohet në stadiumin Air Albania pas sigurimit të 500 mijë dozave të para të vaksinës nga kompania “Pfizer”, lajm i cili u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama ditën e parë të vitit 2021.

Fushata shtetërore e vaksinimit falas dhe jo e detyrueshme do të kryhet nën moton “Shqipëria buzëqesh”. Kryeministri Edi Rama i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu inspektuan pasditen e sotme ambientet që po bëhen gati për qendrën e parë të vaksinimit antiCovid në Air Albania Stadium.


Rama tha se së shpejti do të nisë vaksinimi i bluzave të bardha që synohet të nisë më parë sesa afati kontraktual me “Pfizer” për javën e tretë të janarit, përmes punës intensive diplomatike në shumë drejtime.

Ministrja Manastirliu u shpreh se “tashmë po vjen e gjithë faza e logjistikës”.

“Kemi realizuar planin për vaksinimin, për grupet e riskut, fillimisht mjekët dhe infermierët dhe të gjithë planin e organizimit të Arenës Kombëtare. Tashmë janë vendosur dosjet e para të vaksinimit me të gjithë elementët përkatës. Kemi planifikuar që në momentin e parë që të vijnë sipas lajmërimeve personat që do të vaksinohen, si do të hyjnë, si do të bëhet regjistrimi, si do të organizohet qëndrimi i tyre. Praktikisht janë marrë të gjitha masat e sigurisë”, u shpreh Manastirliu.

Manastirliu shpjegoi si do të kryhet procedura e vaksinimit për ekipet mjekësore si fillim.

“Praktiksht janë marrë të gjitha masat e sigurisë, kjo është shumë e rëndësishme. Këto do të jenë bokset e vaksinimit. Praktikisht këtu do të kryhen disa procese. Si fillim do të ulen në poltronat e paravaksinimit. Çdo gjë është shumë e dukshme. Bëhet vaksina dhe është i nevojshëm qëndrimi 30 minuta pas vaksinimit për të parë sesi shkon. Këtu mund të ulen personat pas vaksinimit”, tha ministrja.

“Do të kemi skuadra të vaksinatorëve, të mjekëve, gjithashtu edhe të koordinatorëve që do të lehtësojnë këtë proces. Do të kemi ekipe të urgjencës për çdo eventualitet, të cilët do të vendosen në postacionet e përcaktuara, qoftë jashtë Arenës, qoftë brenda Arenës. Aktualisht po vijojnë të vendosen postacionet dhe në fakt në tërësinë e unazës të të gjithë arenës do të jenë 60 postacione për vaksinimin. Planifikojmë çdo një orë të vaksinohen 60 qytetarë dhe do të vijojmë kështu 5-10 orë në ditë. Sigurisht që vaksinat e para që do të vijnë, i dedikohen sipas planit tonë të vaksinimit, grupeve të riskut. Aktualisht kemi bërë gati të gjithë listat e mjekëve dhe infermierëve. Do të fillojmë me mjekët dhe infermierët e ekipieve të 4 spitaleve Covid dhe me pas me mjekët, infermierët e tjerë të urgjencave, të reanimacioneve”, u shpreh Manastirliu.

“Të gjitha rastet do të fillojnë në javën e tretë të janarit, por le të shpresojmë që do të fillojmë më shpejt. Nga komunikimet nga të katërta anët, kemi besim që mund të fillojmë më shpejt, falë disa kanaleve preferenciale që kemi hapur. Kështu që dua t’ju them të gjithëve që jemi në një fazë realisht shumë pozitive. Kemi siguruar 500 mijë vaksina dhe njëkohësisht kemi garantuar një trend vaksinimi që i përgjigjet planit dhe strategjisë. Patjetër që nuk do të presim”.

“Menjeherë do të mbështesim edhe spitalin Covid të Prishtinës, të gjithë strukturën e Infektivit minimalisht, dhe hap pas hapi, do të shohim si do të rrjedhin gjërat, edhe për pjesën tjetër le të themi të popullit tonë dhe do të jemi pranë tyre pa asnjë hezitim. Ajo që është e rëndësishme është që të gjithë këtë punë, të gjithë këtë përgatitje, si nga fillimi deri më sot ne nuk jemi asnjëherë një hap pas asaj që vjen, por jemi gjithmonë një hap përpara. Kjo është gjëja më e rëndësishme”, tha Rama.

Nga burime brenda Ministrisë së Shëndetësisë Express mëson se institucionet e Kosovës dhe ato të Shqipërisë tashmë kanë shkëmbyer informatat rreth numrit të mjekëve që do të marrin vaksinën anti-Covid në Kosovë.

“Tashmë kanë ndarë sasinë e nevojshme të vaksinës anti-Covid për mantelbardhët të cilët janë të inkuadruar drejtpërdrejtë në trajtimin e pacientëve me COVID-19 në Kosovë”, ka thënë ky burim.

Siç mësohet janë 1 mijë e 900 persona pjesë e stafit mjekësor të cilët do ta marrin vaksinën anti-Covid si ndihmë nga Shqipëria.

“Në tërë vendin, në kuadër të ShSKUK-së janë 1,900 mjekë që do të vaksinohen me këto vaksina që do të na vijnë si ndihmë”, thonë nga MSh.

Pas Tiranës, qytetet ku do të nisë fushata e vaksinimit do të jenë Vlora dhe Shkodra.

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori