LAJMI I FUNDIT:

Shqipëria fiton medalje ari në Kampionatin Botëror të mundjes që po zhvillohet në Beograd

Shqipëria fiton medalje ari në Kampionatin Botëror të mundjes që po zhvillohet në Beograd

Mundësi me origjinë ruse Zelimkhan Abakarov, por garon për Shqipërinë dhe ka nënshtetësi shqiptare, fitoi sot në mbrëmje medaljen e artë në peshën 57kg në stilin e lirë, në Kampionatin Botëror të Mundjes, turne që po zhvillohet në Beograd të Serbisë.

Në finale, ai triumfoi 7-2 ndaj amerikanit Thomas Patrick Gilman.


Një medalje historike, pasi për herë të parë në histori Shqipëria arrin të rrëmbejë një medalje të artë, e cila vjen nga një mundës i neutralizuar shqiptar.

Abakarov bëri një paraqitje të shkëlqyer ndaj amerikanit Gilman, duke e dominuar sfidën dhe duke triumfuar në peshën 57kg, ku përgjatë dy ditëve gara ishte absolut.

Një triumf i jashtëzakonshëm, i një mundësi që nderoi ngjyrat kuqezi në këtë botëror, duke valëvitur flamurin tonë në mes të Beogradit.

Zelimkhan Abakarov tregoi se është një kampion, duke i dhuruar Shqipërisë një triumf historik, në një event të rëndësishëm, duke mposhtur të gjithë rivalët e tij në tapet. /Telesport/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori