Ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi dhe homologu i tij nga Kosova Xhelal Sveçla nënshkruan sot në Tiranë protokollin që përmirëson më tej regjimin e lëvizjes së lirë ndërkufitare për banorët e zonave në të dyja anët e kufirit Shqipëri-Kosovë, sipas marrëveshjes së firmosur vitin e shkuar.
Sipas dy ministrave Çuçi dhe Svelça, ky protokoll është një hap tjetër përpara në këtë proces lehtësimi sepse krahas lirisë së lëvizjes më këmbë shtohet dhe kalimi me automjete për nevoja të jetës së përditshme të këtyre banorëve.
Pas nënshkrimit të protokollit, ministri Svelça tha se “puna jonë e vazhdueshme po sjell rezultate, po kërkon përmirësim të vazhdueshëm të marrëveshjeve në mënyrë që të lehtësojmë jetën e qytetarëve dhe të jemi në shërbim të tyre sa më shumë të jetë e mundur”.
“Më nënshkrimin e këtij protokolli jo vetëm do t’i afrojmë institucionet, por edhe qytetarët e dy vendeve dhe po ashtu jam i bindur se nuk do të jetë marrëveshja e fundit, por do të ketë një vazhdimësi marrëveshjesh, të cilat i kemi nënshkruar dhe do vazhdojmë t’i nënshkruajmë deri sa të vijë koha që qytetari i dy vendeve të mos dijë se ku ndodhet apo ku punon”, tha Svelça.
Ministri Çuçi u shpreh se “do të doja të kishte vetëm një marrëveshje, të mos kishte kufi fare dhe kjo lëvizje e lirë që ne po i mundësojmë banorëve kufitarë brenda 30 km të secilit vend, të ishte për të gjithë territorin e Kosovës dhe Shqipërisë, por deri atëherë meqë jetojmë në Evropë dhe jemi bashkësi e Evropës duhet të respektojmë këto marrëveshje ndërkombëtare në të cilat jemi pjesë. Deri atëherë bëjmë të pamundurën që shtetasit tanë të qarkullojnë sa më lirshëm”.
“Përmirësimet e sotme janë në funksion të kësaj lehtësie, që krijojmë për shtetasit tanë. Është shumë interesante kur e shikon të zbatuar marrëveshjen në terren dhe eksperienca që ministri Svelça e përjetoi pasi vizitoi të gjithë vijën kufitare ku kemi këtë lehtësi me qarkullimin është shumë e rëndësishme sepse e shikon vërtet që njerëzit përfitojnë”, tha Çuçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, kishte dhunuar seksualisht dy vajza nën moshën 14-vjeçare
Konkursi i dyshimtë i Policisë, IPK: Do t’i verifikojmë informatat
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City