LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri: Qeveria miraton pagën mujore për ish-punonjësit e Rafinerisë në Ballsh

Shqipëri: Qeveria miraton pagën mujore për ish-punonjësit e Rafinerisë në Ballsh

Qeveria Shqiptare ka miratuar sot një vendim për të siguruar mbrojtje sociale për ish-punonjësit e Rafinerisë së naftës në Ballsh.

Në daljen për mediat pas mbledhjes së qeverisë, ministrja e Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj theksoi se përgjatë vitit 2022, ish-punonjësit e Rafinerisë Ballsh do të përfitojnë një pagesë të barabartë me pagën minimale prej 30,000 lekë, përfshirë edhe kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Ministrja shtoi se paga do të jepet sipas listës së ish-punonjësve të miratuar që në vitin 2020. “Kjo listë do të rishikohet, për të parë punonjësit që janë të punësuar apo të vetëpunësuar, apo që kanë dalë në pension pleqërie”, sqaroj ministrja.

Ibrahimaj ftoi të gjithë ish-punonjësit e rafinerisë që t’iu drejtohen zyrave të punës, pranë vendbanimit të tyre, me qëllim dorëzimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet në bazë mujore përgjatë vitit 2022.

E kontrolluar nga bankat si pasoj e borxheve të mëdha të pashlyera dhe e ndalur prej më shumë se dy vitesh, Rafineria e Ballshit u shit për skrap për 9 milionë euro në Dhjetor të viti të kaluar.

Aktualisht ka filluar çmontimi i rafinerisë nga një kompani private.

Rafineria e naftës në Ballsh ishte pjesë e kompanisë ARMO, e privatizuar në vitin 2008. ARMO kishte dy rafineri, atë të Ballshit dhe të Fierit. Sot operon vetëm Rafineria e naftës në Fier, transmeton Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori