LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, pezullohen lejet shpërblyese për të burgosurit

Shqipëri, pezullohen lejet shpërblyese për të burgosurit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka urdhëruar pezullimin e lejeve shpërblyese për të burgosurit për festat e fundvitit.

Vendimi është firmosur nga drejtori i përgjithshëm i burgjeve, Arben Çuko.


Pezullimi është marrë për arsye sigurie, ndërsa vitet e kaluara nuk kanë qenë të pakta rastet kur të burgosurit të cilët dilnin nga qelia me leje shpërblyese për festat e fundvitit nuk ktheheshin më në burg.

Këto leje do të jenë të pezulluara deri më datën 3 janar të vitit 2018 për të gjitha burgjet në vend dhe institucionet e të paraburgosurve.

Ky vendim është marrë për të rritur parametrat e sigurisë publike, ndërsa rasti më i fundit ku një i burgosur me leje u përfshi në një krim ishte ai i Artan Koçekut që gjatë lejes shpërblyese vrau Angjelin Shkmabin në Shkodër.