LAJMI I FUNDIT:

Shqipëri, nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”

Shqipëri, nënshkruhet marrëveshje për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës në Shqipëri sot njoftoi se ka nënshkruar marrëveshje me një kompani për ndërtimin e “Rrugës së Arbërit”, e cila do ta lidh Shqipërinë dhe Maqedoninë.

“Ky është një objekt infastrukturor shumë i rëndësishëm që vendin tonë do ta lidhë me Maqedoninë. Ndërtimi do të kushtojë 240 milionë euro, ndërsa sipas marrëveshjes shteti është i detyruar që borxhet ndaj kompanisë t’i plotësojë në afat prej 13 vitesh. Autostrada duhet të jetë gati për tri vite”, tha ministri i Infrasntrukturës në Shqipëri, Damijan Gjiknuri, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Marrëveshja është nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Infrastrukturës, Gentijan Keri dhe kryetari i kompanisë “Gjoka Construction”, Rok Gjoka.

“Falënderojmë qeverinë dhe ministrinë për besimin. Më në fund shihet që qeveria ju beson kompanive shqiptare. Premtojmë se nuk do t’ju zhgënjejmë dhe se autostradën do ta ndërtojmë në mënyrë cilësore dhe në kohë”, tha Gjoka, pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Përndryshe, një pjesë e punëve përgatitore për autostradën Tiranë-Dibër filluan para dy viteve, por u ndërprenë.

Me ndërtimin e autostradës, largësia e tanishme mes Shqipërisë dhe Maqedonisë pritet të shkurtohet për 100 kilometra dhe do të arrijë 82 kilometra./Telegrafi/

*Foto: Ilustrim

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Kalo në kategori