Policia identifikon tre të dyshuarit për rrahjen e dy të rinjve në Gostivar

Policia ka identifikuar tre persona që sipas një videoje në rrjetet sociale kanë sulmuar në mënyrë të dhunshme dy të rinj në Gostivar.
Policia sqaron se personat e identifikuar janë dy të mitur nga Gostivari, dhe një 20 vjeçar nga Shkupi.
"Në stacionin policor për bisedë zyrtare janë thirrur dy të mitur nga Gostivari, të cilëve, me urdhër të prokurorit publik, u janë konfiskuar dokumentet e udhëtimit. Personi i tretë është V.D. (20) nga Shkupi, për të cilin është dërguar një njoftim zyrtar në SPB Shkup për procedim të mëtejshëm”, njoftojnë nga policia.
Nga atje theksojnë se ndaj të treve do të zhvillohet procedurë e përshpejtuar para gjykatës sapo të përfundojë dokumentimi i plotë i rastit.
Sipas autoriteteve, sulmi ndodhi në orët e para të 2 gushtit në rrugën “Borçe Jovanoski”, ku dy të rinjtë u goditën me mjete të forta dhe shkopinj druri.










































