LAJMI I FUNDIT:

Shqetësuese përfshirja e ulët në arsimim e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Shqetësuese përfshirja e ulët në arsimim e fëmijëve me aftësi të kufizuara

Numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara të përfshirë në sistemet e edukimit parashkollor dhe fillor në Kosovë është shumë i vogël. Vetëm 10 deri në 11 për qind e fëmijëve të kësaj kategorie janë të përfshirë në sistemin e edukimit në gjithë vendin.

Për menaxherin e projekteve në gjithë përfshirjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin parashkollor dhe fillor në kuadër të HandiKos, Behxhet Binaku, ky numër është shumë shqetësues.


“Në Kosovë numri i përgjithshëm i fëmijëve në Kosovë sa janë në edukimin parafillor dhe fillor në Kosovë janë të përfshirë diku prej 10 deri në 11 për qind të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Kjo do të thotë që ky numër është shumë shqetësues në përgjithësi për organizatat që punojnë me fëmijët me aftësi të kufizuara në të njëjtën kohë edhe për HandiKos”, tha ai, për KosovaPress.

Binaku tha se duke ju referuar këtyre statistikave, përmes projekteve të ndryshme dhe përmes partnerëve, janë duke bërë përpjekje që në nivel vendi, dhe në veçanti në disa komuna, numri i fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukimin parashkollor dhe fillor të rritet.

Ai tha se përveç rritjes së numrit të fëmijëve me aftësi të kufizuara në përfshirjen e arsimit para dhe fillor synim i tyre është edhe ngritja e cilësisë së mësimnxënies së këtyre fëmijëve.

“Përveç rritjes së numrit janë edhe synimet tona si me ngritë cilësinë e mësim-nxënies tek fëmijët me aftësi të kufizuara në edukimin para dhe fillore. Për arsye se jo gjithherë është vetëm numri i rëndësishëm është me rëndësi shumë që nëse kemi arrite një numër të caktuar të fëmijëve në gjithë përfshirje ta shikojmë se sa është niveli i mësim-nxënies. Jo gjithherë drejtoritë e arsimit por edhe ministria e arsimit preokupohet për nivelin e mësim-nxënies së fëmijëve me aftësi të kufizuara”, tha ai.

Behxhet Binaku thotë se nuk mjafton vetëm përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në edukim, por krijimi i kushteve adekuate dhe të përshtatshme për qasjen e këtyre fëmijëve në objekte shkollore.

“Nëse duam të flasim për gjithë përfshirje atëherë duhet të krijohen parakushte, e parakushtet janë transporti për nxënësit me aftësi të kufizuara prej shtëpisë deri në shkollë dhe anasjelltas, qasja e mirëfilltë me standarde se është ligji që e rregullon qartë se si duhet një objekt publik me qenë me standarde, duhet mësues mbështetës, duhen shumë parakushte të tjera. Duhet me u trajnua mësuesit, ka trajnime në Kosovë që Ministria i ka bërë por është i pamjaftueshëm, në shumë shkolla në periferi, në pjesët rurale nuk ekzistojnë mësuesit mbështetës dhe fëmijët me aftësi të kufizuara të kenë një mësues të pa trajnuar është sikur me dërgua diku ku ide nuk e ka se si duhet ti qaset ati fëmije”, tha ai.

Ushtruesja e detyrës së drejtoreshës në shkollën fillore “Naim Frashëri”, në Prishtinë, Remzije Berisha, tha se në shkollën e tyre janë të përfshirë një numër i madh i fëmijëve që janë me aftësi të kufizuara.

“Në shkollën tonë janë të përfshirë një numër bukur i madh i fëmijëve që janë me nevoja të veçanta, janë të kategorive të ndryshme që do të thotë ka fëmijë që ka me autizëm, fëmijë me down syndrome, kemi fëmijë me vështirësi në mësimnxënie, ka me paralizë cerebrale, do të thotë të ndryshëm janë. Ata janë të përfshirë prej edukimit parashkollorë deri në klasën e nëntë. Mund të them lirisht që gati në çdo paralele është nga një fëmijë i përfshirë”, tha .

Drejtoresha Berisha tha se kushtet që ofron shkolla nuk janë adekuate dhe të përshtatshme për këtë grup të fëmijëve.

“Me thanë sinqerisht kushtet nuk janë edhe aq adekuate, të përshtatshme, për këtë grup të fëmijëve me punua, duke i njohtë specifikat e tyre dhe vështirësitë që ata kanë në procesin e mësimit, them që minimale janë kushtet. Duke u nisur edhe nga infrastruktura e klasës ku ata janë të përfshirë, nga numri i nxënësve që janë brenda klasës dhe nga mundësia e vetme e mësues me punua me ata fëmijë. Kështu që nuk mund të them që jemi të kënaqur me këto kushte, por me pretendim që në të ardhmen do të rregullohen sadopak”, tha ajo.

Gjithashtu, ajo tha se procesi i mësimnxënies së këtyre fëmijëve është i vështirë.

“Është pak e vështirë për me qenë ata një hap me nxënësit tjerë të themi kështu kushtimisht, është pak e vështirë për arsye se në bazë të specifikave që ata i kanë, vështirësitë që ata i posedojnë nuk mund të jenë paralel me thënë kështu me procesin e mësim nxënies. Por, gjithmonë mësimdhënësit janë duke shkuar nga ajo me bërë një lloj diferencimi të planit dhe të programit që punohet me atë. Çdo herë duke insistuar nga ajo për aftësitë që i posedon fëmija”, tha zonja Berisha.

Nga ana tjetër, psikologu, Bujar Gollopeni, thotë se përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuar në sistemet edukative parashkollore dhe fillore është e domosdoshme dhe e rëndësishme. Sipas tij, kjo për arsye se duhet ofruar çdo fëmije mundësi të arsimimit pa diskriminim.

“Gjithë përfshirja e personave me aftësi të kufizuar është obligative në kohën kur jetojmë sot, çdo sistem botëror të arsimit sot flitet dhe punohet, zhvillohet për gjithë përfshirje në arsim dhe është një çështje e kohës dhe e padiskutueshme në raport me qasjen e sistemit të arsimit për gjithë përfshirje. Është e domosdoshme dhe bukur shumë e rëndësishme për një sërë arsye. Arsyeja kryesore është ofrimi i çdo individi, çdo fëmije mundësi të arsimit pa diskriminim dhe në kushte të ngjashme ose të njëjta sikur i ndjekin fëmijët e tjerë. Në këtë kontekst ne flasim për një të rëndësie të posaçme që të kemi sistem gjithëpërfshirës dhe kushte optimale për të gjitha kategoritë e personave përfshirë edhe fëmijët me aftësi të kufizuara”, tha ai.

Psikologu Gollopeni thotë se arsimimi gjithëpërfshirës kërkon pak më shumë didaktike dhe përgatitje profesionale të mësimdhënësve që është ka pedagogjia speciale. Për KosovaPress, Gollopeni tha se çdo klasë që e ka çoftë një fëmijë me aftësi të kufizuara duhet ta ketë mësimdhënësin që ka qasje ndaj pedagogjisë speciale.

“Jo çdo shkollë i ka mundësitë e integrimit të plotë të gjithë kategorive të fëmijëve, por është model nuk është model i keq por se sa këto shkolla mandej janë të përgatitura me shkathtësi të buta, në burime pedagogjike natyrisht secila klasë që e ka minimumi një fëmijë me aftësi të kufizuara domosdoshmërish duhet ta ketë mësimdhënësin ose mësimdhënëset që kanë qasje ndaj pedagogjisë speciale”, tha ai.

Sipas psikologut Gollopeni,në rast se është e pamundur që të ketë mësimdhënës me qasje pedagogjike speciale, atëherë të paktën duhet që ajo klasë ta ketë një person ‘ndihmës’ të përhershëm. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Publikohen rezultatet e Lotarisë Amerikane, linku ku mund të shihni nëse jeni fitues

Lajme

"Intimidimi i gazetares", deputeti Dimal Basha reagon pas kritikave të AGK-së dhe RTK-së

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Kalo në kategori