Shqetësim për sigurinë në Prishtinë, kërkohet rregullimi i shtyllës së ndriçimit

Një qytetar ka kërkuar ndërhyrje urgjente nga Komuna e Prishtinës për një shtyllë të ndriçimit publik në rrugën që lidh Rrethin e Dukagjinit me Stacionin e Autobusëve.
Përmes një ankese të publikuar në rrjetet sociale, qytetari ka shprehur shqetësimin se shtylla mund të paraqesë rrezik për sigurinë e kalimtarëve dhe pjesëmarrësve në komunikacion, raporton Telegrafi.

“Urgjencë për Komunën e Prishtinës! Ju lutem veproni sa më shpejt deri sa nuk ka ndodhur ndonjë tragjedi!”, ka shkruar qytetari.
Sipas tij, bëhet fjalë për një shtyllë të vendosur në pjesën e mesme të rrugës që çon nga Rrethi i Dukagjinit në drejtim të Stacionit të Autobusëve.

“Rregullojeni këtë shtyllë të dritës në rrugën që çon prej Rrethit të Dukagjinit kah Stacioni i Autobusëve (mesi i rrugës). Siç po shihet, të gjitha bulonat janë liruar dhe shtyllën mezi e mbajnë”, ka pretenduar ai.
Qytetari ka kërkuar nga institucionet komunale që të ndërhyjnë sa më shpejt për të shmangur ndonjë incident të mundshëm. /Telegrafi/








































