LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë në ushqim që do t’ju ndihmojnë të keni një bark të rrafshët

Shprehitë në ushqim që do t’ju ndihmojnë të keni një bark të rrafshët
(Foto: Pexels)

Heqja e depozitave dhjamore në bark mund të jetë shumë e vështirë, por nuk është e pamundur.

Ka metoda të shumta me ndihmën e të cilave mund të arrihet një bark i sheshtë, si vrapimi dhe ushtrimet, por ka disa mënyra të tjera që do t’ju ndihmojnë në këtë proces.


Aktiviteti i rregullt nuk është i mirë vetëm për shëndetin fizik, por ka përfitime të shumta edhe për shëndetin mendor. Megjithatë, për të arritur një bark të sheshtë, duhet të përfshini edhe disa shprehi të tjera ushqimore.

(Foto: Pexels)

Merrni më shumë fibra

Konsumimi i fibrave është thelbësor për trupin tonë, sepse ndihemi më të ngopur për një kohë më të gjatë dhe gjithashtu na duhen për funksionimin e duhur të zorrëve. Përveç kësaj, ushqimet e pasura me fibra janë kryesisht me pak kalori, ndaj preferohet të konsumohen në sasi më të mëdha.

Gjashtë gabime dietike që nuk jua lejojnë të keni një bark të sheshtë
Lexo po ashtu Gjashtë gabime dietike që nuk jua lejojnë të keni një bark të sheshtë

Rritni marrjen e proteinave

Marrja e proteinave është gjithashtu e rëndësishme, sepse ndërton dhe ruan masën e muskujve, si dhe ndihmon në ruajtjen e ngopjes. Rekomandohet marrja e proteinave përmes ushqimeve, si vezët, mishi i pulës, gjelit të detit dhe viçit, por nuk është ide e keqe të rrisni marrjen e proteinave edhe në formë pluhuri.

(Foto: Pexels)

Merrni më shumë yndyra të shëndetshme

Yndyrat janë të larta në kalori, por edhe të nevojshme për trupin tonë. Prandaj rekomandohet t’i hani në sasi të vogla dhe t’i zgjidhni ato ushqime që përmbajnë acide yndyrore mono të pangopura. Ky grup përfshin ushqime të tilla si vaji i ullirit, arrat, gjalpi i kikirikut, avokadot dhe vezët.

Shmangni pesë shprehitë e këqija të mëngjesit për të pasur bark të sheshtë
Lexo po ashtu Shmangni pesë shprehitë e këqija të mëngjesit për të pasur bark të sheshtë

Njihni ndjeshmërinë ndaj ushqimit

Ndjeshmëritë ndaj ushqimit mund të shkaktojnë fryrje dhe kapsllëk, duke e bërë stomakun tuaj të duket më i madh. Kushtojini vëmendje kur konsumoni ushqim për të ditur se cilat ushqime nuk mund t’i tolerojë organizmi juaj. Ky grup ushqimesh zakonisht përfshin produktet e qumështit, vezët dhe glutenin. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori