LAJMI I FUNDIT:

Shprehitë e vogla që do t’jua ndryshojnë stilin e jetës

Shprehitë e vogla që do t’jua ndryshojnë stilin e jetës

Çdo ditë zgjohemi nga gjumi dhe shkojmë në punë, kthehemi në shtëpi dhe flemë.

Ndoshta rutina nuk është edhe aq e mërzitshme, por nuk është e përsosur, transmeton telegrafi.


Nëse e ndjeni nevojën se duhet të bëni më shumë gjëra brenda ditës apo thjesht të ndiheni më mirë, lista e mëposhtme do t’ju ndihmoj të ndryshoni komplet stilin e jetës.

Zgjimi nga gjumi nuk duhet të jetë një dhimbje

Hapi i parë për një fillim të ri duhet të jetë pa e shtyrë kohën e zgjimit. Dëshira për t’u zgjuar dhe për të filluar ditën duhet të jetë një stimulues për ty. Nëse jeni shumë përtac për të lëvizur, provoni të vendosni një alarm të tmerrshëm në dhomën tjetër.

Shujta e mëngjesit është një domosdoshmëri

Shumë njerëz nuk hanë mëngjes. Mirëpo, duhet të mbani mend se mëngjesi është shujta më e rëndësishme e ditës.

Para se të filloni ditën, duhet të hani një mëngjes shumë të mirë, saqë edhe nëse nuk hani drekë, mos të ketë problem.

Provoni të bëni omëletë apo thjesht të hani pemë e perime. Kjo është e lehtë, e gjithashtu edhe e lirë, transmeton Telegrafi.

Orarin në zyre përshtate me produktivitet

Zgjidhni një zyre ku keni një orar të përshtatshëm, pasi që jo çdo person mund të punoj mes orës 09:00 deri në 16:00.

Disa njerëz kanë performancë më të mirë në orën 14:00 deri 22:00, ndërsa tjerët mund të performojnë më së miri në orën 10:00.

Bëni ushtrime fizike

Duhet të bëni një rutinë ditore të ushtrimeve fizike! Nëse ushtrimet fizike i lini pas orarit të punës, do të ndiheni të lodhur, prandaj preferohet të ushtroni në mëngjes.

Ushtrimet fizike shndërroni në një shprehi, pasi që do t’ju ndihmojnë të qëndroni aktiv!

Flini më shumë

Përderisa zgjimi nga gjumi në kohë është një domosdoshmëri, njëjtë është edhe gjumi i mjaftueshëm. Prandaj, bëni një orar të saktë se kur duhet të flini, e kur duhet të zgjoni.

Veç kësaj, është mirë të lexoni diçka para se të flini dhe të mendoni për të gjitha gjërat e mira! /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Horoskopi vjetor 2024 - një kohë e fillimeve dhe mundësive të reja!

Astrologji
Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Trajneri i Taylor Swift ndan sekretet e saj të fitnesit për të ushtruar si ‘atlete profesioniste’

Ndërtim i muskujve
Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta

Bëhuni gati për një enigmë që do t'ju lodhë: A mund ta "thyeni kodin" në 25 sekonda?

Stil
Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Zbulohen qytetet me erën më të mirë në Evropë. I pari është ndër më të vjetrit në botë

Çfarë të vizitosh
Kalo në kategori