Megjithëse kafeja nuk është një pije e pashëndetshme, ka disa shprehi të pirjes së kafesë që do t’ju bëjnë të plakeni më shpejt.
Dietologia Lisa Moskovitz ka thënë për revistën Eat This, Not That se para së gjithash nuk duhet të pini kafe para mëngjesit, sepse mund të shkaktojë probleme serioze shëndetësore.
“Për një pamje rinore, hani fruta të freskëta, drithëra ose arra për mëngjes”, është shprehur ajo.
Sheqeri gjithashtu ndikon ndjeshëm në plakje. Për këtë arsye, nuk duhet të shtoni kurrë një sasi të madhe sheqeri në kafe.
“Molekulat e sheqerit lidhen me fibrat e proteinave në qelizat tona dhe ky proces i dëmshëm quhet glikacion. Produktet përfundimtare të glikacionit dëmtojnë kolagjenin në lëkurën tonë dhe kështu elasticiteti i tij ulet”, ka shpjeguar dietologia.
Duhet të pini gjithmonë ujë me kafenë tuaj. Përndryshe, mund të ndodhë dehidratim, i cili ndikon negativisht në lëkurë, tretje dhe nivelet e energjisë.
Asnjëherë mos konsumoni kafe në mbrëmje pasi do t’jua çrregullojë gjumin. Hulumtimet e publikuara në revistën American Academy of Sleep Medicine treguan se vetëm një natë gjumë i dobët ndikon në plakjen e qelizave. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëInvestoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak
Florin Krasniqi kërkon mbi 28 milionë euro dëmshpërblim nga Mali i Zi
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre
Teknologjia e vijës së portës ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte
Zelensky tregon tri llojet e armëve që i duhen Ukrainës për të mposhtur Rusinë
Zbulohet favoriti i ri për të fituar Topin e Artë 2024: Haaland mbetet mbrapa në garë