LAJMI I FUNDIT:

SHPIRTRAT E VDEKUR

SHPIRTRAT E VDEKUR
Ian Curtis në skenë, me grupin Joy Division (foto: Rob Verhorst, 1980)

Nga: Ian Curtis (Joy Division, 1979)
Përktheu (më 1998): Fadil Bajraj 

Dikush po i merr këto ëndrra
Kjo më drejton kah dita e nesërme
Kacafytje personalitetesh
Mbush realitetin e përnjëmendtë
Dhe gjithnjë më thërrasin, ata vazhdojnë t’më thërrasin

Kur fytyrat nga e kaluara qëndrojnë krenare
Dhe zërat përqeshës kumbojnë hollit
Shtëpi lutjesh imperialiste
Pushtuesit morën hisen e vet
Dhe gjithnjë më thërrasin, ata vazhdojnë t’më thërrasin
Gjithnjë më thërrasin, ata gjithnjë më thërrasin

Më thërrasin – më thërrasin
Ata gjithnjë më thërrasin, gjithnjë më thërrasin
Ata vazhdojnë t’më thërrasin, ata gjithnjë më thërrasin