LAJMI I FUNDIT:

Shpikjet më të mira teknologjike të gjitha kohërave (Foto)

Shpikjet më të mira teknologjike të gjitha kohërave (Foto)

Teknologjia me siguri që ka ndryshuar jetën e secilit nga ne deshëm apo nuk deshëm. Çdo zbulim qoftë i madh apo i vogël ka ndikuar në përmirësimin e jetës tonë në ndonjë mënyrë. Ja disa nga shpikjet më të mira teknologjike të gjitha kohërave.

Bankomati(ATM)


1

Bankomati i parë ishte shpikur në New York në vitin 1961 por ishte larguar pas gjashtë muajve për shkak të mospërdorimit. Sidoqoftë, tashmë bankomati është bërë numër një për nga përdorimi në të gjithë botën.

Ibriku ngrohës

8

Që nga shpikja e tij ne nuk kemi më nevojë që të ngrohim ujin në sobë dhe të presim aty në rast se ai derdhet. Gjithçka që na duhet është që ta vendosim në prizë elektirke ibrikun dhe ta prekim butonin për ta ndezur dhe ai do të ndalet automatikisht kur të vlojë uji. I përsosur për përgatitjen e kafesë dhe çajit.

Thithësja elektrike

2

Thithësja elektrike është njëra ndër shpikjet më të rëndësishme teknologjike. Ajo i ka ndihmuar që nga viti 1901 miliona njerëz në pastrimin e shtëpive të tyre lehtësisht.

Ora mekanike

3

Të jeni në gjendje ta tregoni kohën madje edhe me sekonda saktësisht është bërë e mundur që nga shpikja e orës mekanike. Ajo na ndihmon në llogaritjen e kohës dhe ruajtjen e saj sepse koha është e artë.

Makina e qepjes

4

Imagjinojeni sa i vështirë ishte më parë prodhimi i rrobave me makinat e prapambetura apo duke i punuar me dorë. Mirëpo, shpikja e makinës së qepjes i ndryshoi gjërat për të mirë duke e bërë thurjen e rrobave shumë më të lehtë.

Makina e shkrimit

5

Makina e shkrimit arriti që t’i lehtësojë gjërat shumë. Më parë njerëzit detyroheshin të shkruanin me dorë por më pas ajo u shpik duke ofruar rreth 90 karaktere në tastierën e saj. Para shpikjes së saj gazetat detyroheshin që t’i kishin vetëm tetë faqe.

Makina e larjes

6

Makina e larjes kishte filluar të prodhohej në vitet e hershme të shekullit 20. Ajo e ka reduktuar punën e grave që nga atëherë e deri në ditët e sotme.

Mikrovala

7

Mikrovala u bë e famshme si pajisje shtëpiake në vitin 1970. Ajo njihet për t’i nxehur ushqimet e ftohura në mënyrë të shpejtë.