LAJMI I FUNDIT:

‘Shpikësi i telefonit celular’ thotë se një ditë telefonat do të integrohen nën lëkurën tonë

‘Shpikësi i telefonit celular’ thotë se një ditë telefonat do të integrohen nën lëkurën tonë

Një ditë telefonat do të bëhen pajisje të integruara në lëkurën tonë, në vend të pllakave të zeza drejtkëndëshe me të cilat jemi mësuar, sipas shpikësit të telefonit celular.

“Gjenerata e ardhshme do ta ketë telefonin të ngulitur nën lëkurën e veshëve të tyre”, tha për CNBC në një intervistë në Kongresin Botëror të Mobile, Marty Cooper, i cili i ka meritat për shpikjen e telefonit të parë në vitin 1973, transmeton Telegrafi.


Pajisjet e tilla nuk do të kenë nevojë të karikohen, pasi “trupi juaj është karikuesi i përsorur”, tha Cooper. “Kur hani ushqim, trupi juaj krijon energji, apo jo?”

“Ju hani ushqim, trupi juaj krijon energji. Duhet pak energji për ta mbushur këtë pajisje”, shtoi ai.

Vizioni i tij lë të kuptojë një fazë të mundshme të ardhshme të njerëzimit, ku trupat tanë janë shtuar me mikroçipa dhe sensorë të fuqishëm.

Disa startup po zhvillojnë teknologji që kërkojnë të kombinojnë kompjuterët me trurin e njeriut, për shembull, si Neuralink i Elon Musk.

Cooper tha se telefoni inteligjent sot është bërë shumë kompleks me aplikacione të shumta dhe një ekran që nuk i përshtatet lakimit të fytyrës njerëzore.

“Sa herë që bëj një telefonatë dhe nuk kam një kufje, më duhet ta marr këtë pjesë të sheshtë të materialit kundër kokës sime të lakuar [dhe] ta mbaj krahun lart në një pozicion të vështirë”, tha ai.

Tregu i telefonave inteligjentë ka ngecur gjatë viteve të fundit dhe ekziston një ndjenjë në industri që prodhuesit po përpiqen të dalin me dizajne të reja inovative. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Një startup izraelit zbulon robotin humanoid për “detyra në shtëpi dhe në punë” – përfshirë ato larëse dhe pastrimi

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

X largon nga platforma pamjet e sulmit me thikë në kishën e Sidneit por një përdorues amerikan i riposton ato

Teknologji
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Kalo në kategori