LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i vullkanit në Havai, shkaktoi re të zeza tymi dhe hiri në një lartësi mbi 9 mijë metra (Foto/Video)

Shpërthimi i vullkanit në Havai, shkaktoi re të zeza tymi dhe hiri në një lartësi mbi 9 mijë metra (Foto/Video)

Shpërthimi i vullkanit Kileauea në Havai ka qenë aq i fuqishëm sa që janë krijuar re të zeza tymi dhe hiri në një lartësi mbi 9 mijë metra, ku qytetarët janë paralajmëruar të qëndrojnë mbyllur në shtëpitë e tyre.

Shpërthimi i fuqishëm ndodhi të mërkurën rreth orëve të para të mëngjesit, duke bërë që vullkani të krijoj re të mëdha hiri dhe tymi nëpër Havai, transmeton Telegrafi.


Insituti gjeologjik ka paralajmëruar edhe aeroportet e pilotët që jenë më të kujdesshëm deri lëvizin mbi qiellin e Havait, për shkak të dukshmërisë së dobët që mund të shkaktoj ndonjë aksident ajror.

Erërat e forta mund t’i dërgojnë këto re tymi e hiri në qytetin Hilo që konsiderohet si qyteti i dytë më i madh në Havai, derisa autoritet janë alarmuar dhe bëjnë thirrje qytetarëve të kenë kujdes. /Telegrafi/