LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, Osmani: Bandat kriminale serbe kanë humbur çdo betejë me institucionet e Kosovës

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, Osmani: Bandat kriminale serbe kanë humbur çdo betejë me institucionet e Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit të sotëm në kanalin e Ibër – Lepencit, duke thënë se bandat kriminale serbe kanë humbur çdo betejë me institucionet e Kosovës dhe se kushtetutshmëria dhe ligjshmëria do të mbrohet në çdo cep të vendit.

Osmani ka thënë se “[bandat kriminale serbe] Do të humbin sërish, në përpjekjet e tyre qyqare për të sulmuar infrastrukturën jetike të Republikës sonë nëpërmjet akteve terroriste”.

“Mbrojtja e kushtetutshmërisë e ligjshmërisë në çdo cep të vendit dhe lufta e pa kompromis ndaj ketyre elementeve kriminale janë jetike”, ka shkruar Osmani në një postim në Facebook.


“I ftoj qytetarët të vazhdojnë të tregojnë qetësi e maturi derisa institucionet tona po merren me hetimin e rastit dhe sanimin e dëmit me profesionalizmin më të lartë. Përveç institucioneve tona, partnerët tanë ndërkombëtar të sigurisë menjëherë kanë ofruar ndihmën e tyre edhe për sanimin e dëmit të shkaktuar dhe për furnizim me ujë e po ashtu për hetim të ketij akti kundër shtetit e qytetarëve tanë”, ka shkruar Osmani.

SHBA dënon sulmin ndaj kanalit të Ibër Lepencit: Të identifikohen kriminelët
Lexo po ashtu SHBA dënon sulmin ndaj kanalit të Ibër Lepencit: Të identifikohen kriminelët

Ndaj, aktit të sotëm në kanalin Ibër – Lepenc kanë reaguar edhe SHBA, BE dhe EULEX-i, duke kërkuar që kryerësit e këtij akti të kapen dhe të nxirren para drejtësisë

Gjatë dy ditëve të fundit në veri të vendit, respektivisht në Zveçan, janë sulmuar me granata dore objektet e stacionit policor dhe ai i Komunës.

Shpërthimi në Ibër - Lepenc, BE dhe EULEX dënojnë rastin: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë
Lexo po ashtu Shpërthimi në Ibër - Lepenc, BE dhe EULEX dënojnë rastin: Përgjegjësit të vihen para drejtësisë

Ndërsa, kryeministri Abin Kurti, ka reaguar sot duke dënuar sulmet që po bëhen ndaj institucioneve në veri, derisa ka thënë se këto sulme kanë për qëllim vetëm të mbjellin frikë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Operacion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me FBI dhe SPAK, tre të arrestuar për përfitime në tregun kriminal online

Operacion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me FBI dhe SPAK, tre të arrestuar për përfitime në tregun kriminal online

Kronika e Zezë
“Si skllave” - punëtoret filipineze në Kosovë durojnë abuzimet në heshtje

“Si skllave” - punëtoret filipineze në Kosovë durojnë abuzimet në heshtje

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, kërkon ndihmë nga qytetarët për identifikimin e tij

Kronika e Zezë
Lista Serbe pjesë e zgjedhjeve, reagon Haradinaj-Stublla: Rikthehet lista “e reformuar” e Radoiçiqit

Lista Serbe pjesë e zgjedhjeve, reagon Haradinaj-Stublla: Rikthehet lista “e reformuar” e Radoiçiqit

Lajme
Aksioni i RENEA-s, sekuestrohen mjete të blinduara në shtëpinë e Bajrajve në Shkodër

Aksioni i RENEA-s, sekuestrohen mjete të blinduara në shtëpinë e Bajrajve në Shkodër

Lajme
Të rinj në politikë, por jo të panjohur për publikun, a solli befasi lista e kandidatëve për deputetë nga LVV?

Të rinj në politikë, por jo të panjohur për publikun, a solli befasi lista e kandidatëve për deputetë nga LVV?

Lajme
Kalo në kategori