LAJMI I FUNDIT:

Shpërthimi i madh i yjeve do të shfaqet në qiellin e natës – ngjarje kjo që ndodh “një herë në jetë”

Shpërthimi i madh i yjeve do të shfaqet në qiellin e natës – ngjarje kjo që ndodh “një herë në jetë”

Diku nga tani deri në shtator, një shpërthim masiv 3,000 vite dritë larg nga Toka do të ndodhë në qiellin e natës, duke u dhënë astronomëve një shans tjetër për të dëshmuar këtë çudi hapësinore.

Sistemi binar i yjeve në konstelacionin Corona Borealis dhe Northern Crown normalisht është shumë i errët për t’u parë me sy të lirë.


Por, çdo 80 vjet apo më shumë, shkëmbimet midis yjeve të konstelacionit ndezin një shpërthim “bërthamor” mjaft të dukshëm, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se drita nga shpërthimi udhëton nëpër kozmos dhe e bën atë të duket sikur një yll i ri po aq i ndritshëm sa Ylli i Veriut, sipas NASA-s.

Kjo ngjarje për herë të parë u zbulua nga irlandezi John Birmingham në vitin 1866 dhe më pas u rishfaq në vitin 1946.

Ndërsa, astromonomi i Universitetit Shtetëror të Arizonës, Sumner Starrfield, po punon në një hulumtim shkencor që e parashikon se çfarë do të mësojmë rreth shpërthimit nova që do përsëritet gjatë pesë muajve të ardhshëm.

“Novat normale shpërthejnë ndoshta çdo 100 mijë vjet”, tha Starrfield, duke theksuar se shpërthimi do ndodhë mes dy yjeve të njohur si “xhuxhi i bardhë dhe gjiganti i kuq”, të cilët kanë shumë diferencë në madhësi.

Sapo ngjarja qiellore të fillojë, teleskopi hapësinor James Webb do të jetë vetëm “një nga sytë e shumtë” që kthehen drejt qiellit.

Por, ju nuk keni nevojë për një teknologji kaq të avancuar për të qenë dëshmitarë të kësaj ngjarje të rrallë, pasi mund ta shihni edhe me sy të lirë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Mbante shpatë në dorë dhe vrau një adoleshent, policja britanike konfrontohet me sulmuesin – kolegët e saj e godasin me elektroshok dhe e prangosin

Evropa
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Kalo në kategori