eksperti-banner

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka reaguar menjëherë pas raportimeve për disa shpërthime në të gjithë vendin këtë mëngjes, duke thënë se rusët "po përpiqen të na shkatërrojnë".

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ai tha: "Po shkatërroni njerëzit tanë që janë duke fjetur në shtëpi në Zaporizhzhia. Po vritni njerëzit që shkojnë të punojnë në Dnipro dhe Kiev”.


Zelensky konfirmoi se si rezultat i sulmeve ka "të vdekur dhe të plagosur".

lcimg 036b302c 075e 4dc4 b485 f07e49b758fe

"Ju lutemi mos u largoni nga strehimoret. Kujdesuni për veten dhe të dashurit tuaj. Le të mbahemi dhe të jemi të fortë".

lcimg e8b3f359 65a6 47f5 be74 a49e51eb42df

Ndërsa ministri i Mbrojtjes i Ukrainës tha sot se "guximi i vendit të tij nuk do të shkatërrohet kurrë nga raketat e terroristëve, edhe kur ato godasin zemrën e kryeqytetit tonë".

Duke shkruar në Twitter, Oleksii Reznikov tha: "Ata nuk do të lëkundin as vendosmërinë e aleatëve tanë”.

https://twitter.com/Jay_Beecher/status/1579346885017751554?s=20&t=2VCZwjTGpJKc71xpsUE-ig

"E vetmja gjë që ata shkatërrojnë në mënyrë të pakthyeshme është e ardhmja e Rusisë - e ardhmja e një shteti mashtrues terrorist të përbuzur globalisht". /Telegrafi/