LAJMI I FUNDIT:

Shpërthime me eksploziv në Athinë, arrestohen tre shqiptarë pjesë e grupeve kriminale

Shpërthime me eksploziv në Athinë, arrestohen tre shqiptarë pjesë e grupeve kriminale

Policia greke ka arritur të zbardhë dy raste të vendosjes së eksplozivit në Athinë dhe ka identifikuar autorët, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale të gjobëvënës.

Ngjarja e parë e zbuluar është vendosja e eksplozivit pranë një karburani në orët e para të mëngjesit të 8 marsit të këtij viti në Pire. Shpërthimi i fortë që u dëgjua kilometra larg, shkaktoi dëme të shumta në karburant dhe në automjete të parkuara. Për ngjarjen policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin Geni Çato, 37 vjeç nga Përmeti dhe shtetasin tjetër shqiptar, i cili përdor emrat Evis, Ervis, Kostas, Kostantinos, Kristo dhe Ilia dhe mbiemrat Shyti, Rushiti, Boukouvalas, Prifti dhe Dhima dhe vitlindjet 1984 dhe 1987.


Ngjarja e dytë e zbuluar është vendosja e eksplozivit në 12 mars një kantinë vere në Kalithea, në pronësi të një biznesmeni që zotëron edhe një lokal nate e një bar-kafe. Për ngjarjen janë arrestuar Kristo Xhixho, 35 vjeç nga Durrësi dhe greku Antonis Karapasias, 39 vjeç. Sipas burimeve, Xhixho ka qenë personi që ka marrë me qira automjetin që është përdorur ditën e ngjarjes ndërsa Karapasias ka vendosur eksplozivin. Durrsaku, sipas informacioneve, është bodyguard në grupin e mafiozit grek Mouskouris.

Gjatë operacionit ka rënë në pranga edhe shtetasi shqiptar Aristotel Stefanidhi, 23 vjeç nga Këlcyra. Ai dyshohet se ka marrë me automjet nga banesa Kristo Xhixhon dhe gjatë kësaj kohe ka qenë i armatosur me pistoletë. Stefanidhi njihet si shoqërues i Xhixhos gjatë lëvizjeve të tij dhe punon gjithashtu si bodyguard në lokale nate.

Në trend Lajme

Më shumë
KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

KiE thotë se po shqyrton se si të procedojë për rastin e Kosovës

Lajme
Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Kosova nuk hyri në agjendë të Komitetit të Ministrave, arsyetohet ministrja Gërvalla: Letrës me ofertën për draft-statutin e Asociacionit i ka humbur relevanca

Lajme
Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Moment i veçantë nga samiti rajonal në Mal të Zi, Rama i mat kohën Vuçiqit gjatë fjalimit: Gjithmonë flet më shumë se të tjerët

Lajme
Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Osmani: Kosova do të jetë anëtarja e 47-të e Këshillit të Evropës, është vetëm çështje kohe

Lajme
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Kalo në kategori