LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim tritoli në Lushnje, shkatërrohet makina

Shpërthim tritoli në Lushnje, shkatërrohet makina

Një shpërthim i fuqishëm me tritol ka tronditur mesnatën e sotme qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 18 tetori rreth orës 23:50 ku në automjetin e shtetasit Arbër Shurdhi ka shpërthyer një sasi e konsiderueshme tritoli. Shpërthimi ka qenë i fuqishëm aq sa është dëgjuar në të gjithë qytetin e Lushnjes.


Nga shpërthimi është shkatërruar plotësisht mjeti si dhe një pjesë e xhamave të banesës së 20 vjeçarit. Policia e cila mbërriti menjëherë në vendngjarje mori në pyetje 20 vjeçarin dhe familjarët e tij.

Ata mohuan se kanë ndonjë konflikt me ndonjë person. 20-vjeçari deklaroi se makinën e ka blerë disa muaj më parë në qytetin e Vlorës një person që nuk e njihte. Shurdhi tregon se sa ishte kthyer nga qyteti i Tiranës sëbashku me familjen ku kishte çuar mamanë për vizite dhe kishte parkuar makinën përpara shtëpisë, ku pas 10 minutash ai ka dëgjuar shpërthimin.

Sipas policisë lënda plasëse ishte vendosur mbi kofanon e makinës dhe mendohet se ka qenë e ndezur me një fitil. Nuk përjashtohet rasti i një ngatërrese të shënjestrës së autorit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni, kërkohej nga Interpoli

Kronikë e Zezë
Kalo në kategori