LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim tritoli në derën e shtëpisë së kryebashkiakut të Matit

Shpërthim tritoli në derën e shtëpisë së kryebashkiakut të Matit

Një shpërthim tritoli ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në lagjen “Drita” në Burrel.

Lënda plasëse ishte vendosur pranë derës së banesës së Kryetarit të Bashkisë Mat, Nezir Rizvani.


Shpërthimi ka ndodhur në sheshpushimin e katit të 4 të një pallati.

I kontaktuar nga Report Tv, kreu i Bashkisë së Matit, Nezir Rizvani, ka deklaruar se nuk kishte dijeni për ngjarjen.

“Unë kam qenë në banesë dhe asnjë nga familjarët e mi nuk ishin. Nuk kisha asnjë dijeni për ngjarjen. Për shpërthimin jam lajmëruar nga komshinjtë. Nuk kam pasur asnjë lloj konflikt me asnjë”,  është shprehur në një lidhje telefonike kreu i Bashkisë Mat.

Rizvani ka shtuar se edhe komshinjtë e tij janë njerëz punëtorë dhe nuk beson se ngjarja mund të ketë lidhje me ta.

Njoftimi i policisë

Rreth orës 00.40, Policia e Komisariatit  Mat, ka marrë njoftim se në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm të një pallati është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lëndë plasëse.

Menjëherë në vendngjarje  kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, ku nga verifikimet paraprake rezultoi se :

Në lagjen “Drita”, Burrel, në shesh pushimin e brendshëm  në katin e katërt të një pallati pesë katësh, midis dy hyrjeve, është vendosur dhe ka shpërthyer një sasi lënde plasëse.

Lënda plasëse ishte vendosur në shesh pushim me një distancë 160 cm larg derës së banesës të shtetasit M.B, rreth 55 vjeç, dhe 2 metra larg derës së banesës të shtetasit N.R, 53 vjeç, Kryetar i Bashkisë Mat.

Në të dy banesat e shtetasve M.B, dhe N.R, nuk ka patur asnjë njeri në banesë.

Si pasojë e shpërthimit  janë dëmtuar pjesërisht dy dyert e banesave të shtetasve të lartëpërmendur.

Dyshohet se sasia e lëndës plasëse të ketë qenë rreth50 deri në 100 gramë.

Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes, si dhe po punohet në mënyrë intensive për identifikimin dhe kapjen e autorit-ëve

Në trend Lajme

Më shumë
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori