LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim me shok-bombë në Mitrovicë të Veriut, nuk ka të lënduar

Shpërthim me shok-bombë në Mitrovicë të Veriut, nuk ka të lënduar
Foto ilustruese

Një shpërthim është dëgjuar sonte prapa Shkollës së Mjekësisë në Mitrovicë të Veriut.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani, ka bërë të ditur për Telegrafin se një shok-bombë ka shpërthyer në rrugë.


“Nuk ka të lënduar e as dëme materiale”, ka deklaruar shkurt ai.

Dy sulme me shok-bomba në Mitrovicë të veriut
Lexo po ashtu Dy sulme me shok-bomba në Mitrovicë të veriut

Tensionet në veri të Kosovës janë rritur që nga data 26 maj, kur kryetarët e rinj shqiptarë u vendosën në Mitrovicë të Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok.

Serbët lokalë po kundërshtojnë vendosjen e kryetarëve, ndërsa kanë tentuar të hyjnë dhunshëm në objektet komunale.

Përgjatë kësaj kohe, grupe kriminale kanë sulmuar ushtarët e KFOR-it, Policinë e Kosovës dhe ekipet e mediave nga Kosova e Shqipëria. Ndërsa ditë më parë, forcat serbe kanë kidnapuar tre policë kosovarë brenda territorit të Kosovës./Telegrafi/