LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim në fabrikën e GM (Video)

Shpërthim në fabrikën e GM (Video)

Në një shpërthim ka ndodhur në fabrikën e General Motors në Marion të Indianas, ku ka humbur jetën një person dhe tetë të tjerë janë lënduar.

Policia ka njoftuar se në mesditën e të martës ka shpërthyer rezervuari me dyoksid klori dhe për këtë arsye ajo pjesë është evakuuar dhe prodhimi është pezulluar.

“Pas shpërthimit, punëtorët janë evakuuar, ndërsa zjarrfikësit dhe shërbimet tjera kanë reaguar shpejtë për të sanuar dëmet”.

“Ngushëllimet tona për familjet e kolegëve tanë”, ka thënë një përfaqësues i GM.

Nga tetë të lënduarit, tre janë dërguar në kujdes intensiv, kurse pesë të tjerët janë mjekuar në spital dhe nuk janë në rrezik për jetën. /Telegrafi/