LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm i një bombole oksigjeni në një spital të Rusisë, ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19

Shpërthim i fuqishëm i një bombole oksigjeni në një spital të Rusisë, ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19

Një shpërthim ndodhi të premten në një spital në qytetin rus të Chelyabinsk, ku po trajtoheshin pacientët me COVID-19.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, incidenti ndodhi kur një bombolë oksigjeni mori flakë në një spital lokal.


Bëhet e ditur se rreth 170 pacientë, përfshirë 150 me coronavirus ishin në spital në kohën e shpërthimit. Të gjithë pacientët u evakuuan në mënyrë të sigurt.

Dy katet e spitalit si dhe disa apartamente në një ndërtesë banimi aty pranë, morën flakë si rezultat i shpërthimit.

Banorët u evakuuan  me ndihmën e shërbimet të urgjencës dhe flakët u shuan menjëherë.

Disa prej raportimeve sugjerojnë se të paktën dy pacientë me coronavirus në spital, kishin vdekur për shkak të mungesës së oksigjenit pas shpërthimit, mirëpo, autoritetet lokale i kanë mohuar raportet e tilla.

Një vlerësim i hershëm i incidentit sugjeroi se rrjedhja dhe zjarri pasues ishin shkaktuar nga instalimi jo i duhur dhe nga menaxhimi jo i duhur i rezervuarit të oksigjenit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua

Azia
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike

Botë
Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Ky është heroi më i ri i Dubait - ai shpëton një familje që kishte ngecur në veturë shkaku i përmbytjeve

Azia
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s

Azia
Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Zoran Milanoviq nuk mund të jetë mandatar për krijimin e qeverisë së re kroate

Kroacia
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia
Kalo në kategori