LAJMI I FUNDIT:

Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Kinë, humbin jetën katër persona – dëshmitarët filmojnë momentin e shpërthimit (Video)

Shpërthim i fuqishëm në një ndërtesë në Kinë, humbin jetën katër persona – dëshmitarët filmojnë momentin e shpërthimit (Video)

Të paktën katër persona kanë humbur jetën në një shpërthim të fuqishëm që ka ndodhur në qendrën tregtare në qytetin kinez Changchuen, në provincën Djilin.

Raportohet se shpërthimi ka ndodhur në pjesën qendrore të qytetit në afërsi të “Vanda Plaza”, transmeton Telegrafi.


Mediat lokale raportojnë se shpërthimi ka ndodhur në katin e 30-të të një ndërtese, ku sipas dëshmitarëve okularë kanë ndodhur disa shpërthime të njëpasnjëshme, por që autoritet e qytetit nuk e kanë konfirmuar një gjë të tillë.

Në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e momentit të shpërthimit që ka ndodhur në një ndërtesë shumëkatëshe. Deri më tani nuk dihet shkaku, ndërsa mediat raportojnë se ka ndodhur si rezultat i rrjedhjes së gazit.

Ekipe të shumta të zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë munduar të lokalizojnë zjarrin. /Telegrafi/