Shpërthen zjarr në një ndërtesë në Tetovë, disa persona përfundojnë në spital

Gjatë ditës së djeshme rreth orës 20.20 në SPB Tetovë është denoncuar se në një ndërtesë në rrugën “Ilindenska” bllok 87, ka shpërthyer një zjarr si pasojë e defektit me instalimin elektrik.
Me intervenim të zjarrfikësve të Tetovës zjarri është shuar, ndërsa për shkak thithjes së tymit disa banorëve u është ofruar ndihmë në spitalin Klinik të Tetovës.
Hetim në vendin e ngjarjes kanë bërë ekipi policor nga SPB Tetovë./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
23/08/2023





















































