LAJMI I FUNDIT:

Shpërthen fruthi në Filipine, 136 të vdekur dhe mijëra të infektuar

Shpërthen fruthi në Filipine, 136 të vdekur dhe mijëra të infektuar

Shpërthimi i fruthit në Filipine që u ka marrë jetën 136 personave, kryesisht fëmijë prej një deri në katërvjeçar, si dhe 8,400 të tjerëve të diagnostikuar me sëmundjen ngjitëse – besohet se është shkaktuar krejtësisht nga mungesa e vaksinimit.

Fancisco Duque III që është sekretari i autoritetit shtetëror për shëndetësi, ka thënë se vaksinimi që po zhvillohet në zonat e prekura më së shumti, që është kryeqyteti Manila dhe katër provinca tjera, mund të zgjatë deri në muajin prill, transmeton Telegrafi.


“Nuk ka arsyetime, të asnjë forme, sepse situata po shihet, sillni fëmijët dhe vaksinoni. Kjo është përgjigjja ndaj situatës” ka thënë Duque për Assosiated Press.

Në një adresim në televizorin shtetëror, presidenti  Rodrigo Duterte ka thënë se gjendja është e rëndë, teksa kërkoi nga të gjithë t’i sjellin fëmijët për t’i vaksinuar, që të shmangin më të keqen.

Raportohet se fruthi është përhapur me nivele alarmuese, si pasojë e ndërprerjes së vaksinimit para dy vitesh.

Zyrtarët shëndetësore, kishin thënë se vaksinat që përdoreshin, kishin efekt negativ dhe shkaktonin edhe më shumë sëmundje, ndërsa janë fajtore, për vdekjen e tre pacientëve. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Çfarë 'të mire' i solli Netanyahut sulmi i Iranit ndaj Izraelit?

Azia
Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Ambasadori amerikan, Christopher Hill kërcënohet me vdekje në Serbi

Serbia
Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit: Tel Aviv po vazhdon të paralajmërojë hakmarrje ndaj Teheranit

Botë
Një rreze X zbuloi një

Një rreze X zbuloi një "masë të pazakontë" në trurin e një vajze: Mjekët nuk mund ta besonin atë që po shihnin, operohet urgjentisht tetëvjeçarja

Azia
Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Përfundon takimi i kabinetit të luftës, zyrtari izraelit tregon se çfarë do të bëjnë momentalisht me Iranin

Azia
Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Shiu i madh përfshiu Dubain - rrugë të përmbytura, fluturime të anuluara

Azia
Kalo në kategori