Statusi i gjurit të Kylian Mbappe është shndërruar në një çështje serioze te Real Madridi. Sulmuesi francez ka vuajtur nga dhimbje prej tre muajsh dhe ka munguar në dy ndeshjet e fundit, duke e çuar në gjashtë numrin total të takimeve që ka humbur gjatë vitit 2026. Ende nuk ka qartësi se kur do të rikthehet në fushë.

Sipas raportimeve, Mbappe ka mbetur i zhgënjyer me mënyrën se si stafi mjekësor i Real Madridit ka menaxhuar dëmtimin e tij, dhe këtë javë udhëtoi drejt Francës për të marrë një opinion të dytë mjekësor.


Më pak se 24 orë më vonë, klubi madrilen njoftoi se ai kishte pësuar një ndrydhje në gju.

Nga kryeqyteti spanjoll është raportuar se Mbappe mund të rikthehet për ndeshjen e kthimit në fazën e 1/16-ave të Ligës së Kampionëve kundër Manchester Cityt, që do të nënkuptonte një mungesë prej rreth tre javësh.

Trajneri Alvaro Arbeloa deklaroi përpara përballjes së “Los Blancos” me Benfican se lojtari do të ishte i gatshëm për atë takim, por më pas pranoi se situata e tij po vlerësohet ditë pas dite.

Në fund të javës, Arbeloa theksoi se rikthimi mund të kërkojë javë, jo ditë.

Megjithatë, kampi i lojtarit nuk pajtohet me këtë vlerësim dhe beson se ai mund të mungojë për disa muaj.

Sipas gazetarit Anton Meana, mesazhi nga rrethi i Mbappe është se atij mund t’i duhen tre muaj të plota për t’u rikuperuar siç duhet përpara Kupës së Botës.

Ata mendojnë se nuk bëhet fjalë “thjesht” për një ndrydhje, por se janë prekur edhe ligamentet anësore të jashtme të gjurit./Telegrafi/

telegrafi sport app