LAJMI I FUNDIT:

Shpërputhje mes votave të subjekteve politike me ato të kandidatëve për deputetë

Shpërputhje mes votave të subjekteve politike me ato të kandidatëve për deputetë

Votat me postë dhe ato me kusht ende nuk kanë shkuar në Qendrën e Numërimit të Votave. Ndërsa, rinumërimi i 314 vendvotimeve është në përfundim e sipër. Në lidhje me shpërputhjen e votave ndërmjet subjekteve politike dhe atyre për kandidatet për deputet, koordinatori i QNR-së, Burim Ahmetaj, tha se do të bëhet një raport për KQZ-në.

Rinumërimi i 314 vendvotimeve, në Qendrën e Numërimit dhe të Rezultateve, pritet të përfundoi gjatë ditës së martë.


Mirëpo sipas koordinatorit të kësaj qendre, Burim Ahmetaj, sa i përket votave me postë ato nuk kanë shkuar ende në QNR. Kjo pasi, shërbimi votues është në fazën e vlerësimit të tyre, por edhe të votave me kusht.

“Akoma nuk kemi bërë pranimin formal të votave me postë, mirëpo besojmë se shumë shpejt brenda këtyre ditëve do të bëjmë pranimin formal të tyre në mënyrë që të fillohet edhe numërimi. Votat me kusht janë akoma në fazën e pranimit dhe regjistrimit. Posa të bëhet regjistrimi i këtyre votuesve, do të bëhet edhe krahasimi i tyre në mënyrë që të bëhet numërimi i votave me kusht”, tha për RTV Dukagjinin, Burim Ahmetaj.

Ahmetaj bëri me dije se janë në përpilim të raportit të auditimit ngase në disa formularë ka shpërputhje të votave të subjekteve, me votat e kandidatëve.

“Kemi disa formularë ku ka shpërputhje të votave mes subjekteve politike dhe kandidatëve. Akoma jemi në procesin e auditimit. Sapo raporti të jetë gati do të prezantohet para KQZ-së”, deklaroi më tej Ahmetaj, përcjell Telegrafi.

Rinumërimi i 314 vendvotimeve është bërë për shkak të një gabimi teknik në forumlarët e rezultateve, të zgjedhjeve të 6 tetorit./RTV Dukagjini/Telegrafi/

Në trend

Më shumë

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës

Ekonomi
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri

Premier League
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori