LAJMI I FUNDIT:

Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja e rrethina në Turqi në vitet 1912-1994

Shpërngulja e Shqiptarëve nga Peja e rrethina në Turqi në vitet 1912-1994

Shpërngulja e shqiptarëve nga Peja e rrethina në mes të dy luftërave botërore do të vazhdojë me intensitet të shtuar. Qarqet shtetërore serbe, menjëherë pas riokupimit të Kosovës e të trojeve të tjera etnike shqiptare, në bazë të autorizimeve zyrtare, do të fillojnë me forma të ndryshme të presionit-në fillim nëpër qytete e pastaj nëpër fshatra.

Me qëllim të pastrimit etnik të tokave të pushtuara, terrori do të vazhdoj po me ato metoda që ishin praktikuar gjatë viteve 1912-1915, duke terrorizuar sidomos fshatrat kompakte shqiptare, siç ishin ato në Rugovë, Lugë të Baranit, etj.
Aksioni i parë që shënohet në dokumente, ishte edhe tash çarmatimi i fshatrave shqiptare-mbledhja e armëve nga shqiptarët dhe armatimi i kolonistëve serb. Për ta kryer këtë aksion, pushteti okupues serb formoj një rrjetë të fortë të stacioneve të gjandarmërisë, të cilave u ndihmonte ushtria. Kah gjysma e vitit 1919, pushteti serb filloi të angazhonte reparte të tëra ushtarake kundër popullsisë së paarmatosur shqiptare. Motivet e pushtetit serb ishin të ulëta, urrejtëse, raciste, parafashiste – me synim të pastrimit etnik të tokave shqiptare dhe kolonizimit të tyre me serbë e malazez.


Një metodë tjetër që përdorte okupatori serb në Pejë e rrethinë si dhe në pjesët tjera të Kosovës, ishte marrja peng e anëtareve të familjeve të kaҫakëve, të cilët, për qëllime nacionalҫlirimtare, kishin dalë nëpër male duke flijuar edhe jetën dhe pasurinë e tyre.

Në muajt e parë të vitit 1920, pushteti okupues serb arriti t`i shpërngulte në Turqi familjet e para shqiptare nga qyteti i Pejës – pas Luftës së Parë Botërore. Organet serbe të pushtetit – të qarkut dhe të rrethit – urdhëruan qarqet ushtarake që ta intensifikonin procesin e shpërnguljes në Turqi dhe të bënin presion sidomos në fshatrat e Rugovës.

“Pa u vënë në lëvizje Rugova”, thoshin atëherë serbët, “nuk mund të vihet në lëvizje Kosova”.

Për këtë qëllim, organet serbe në nivelin më të lartë kishin përgatitur planet e programet e veta të përpunuara deri në hollësi. E për zbatimin e tyre në territorin e Pejës e të rrethinës dalloheshin atëherë sidomos një far Punisha Raҫiq me ndihmësit e tij.

Sipas të dhënave nga burimet serbe, deri ne vitin 1925 në territorin e Pejës e të rrethinës ishin plaçkitur ose masakruar në masë 41 fshatra shqiptare. Ndërkaq, në një analizë të komitetit të Kosovës nga viti 1941, nuk ka pasur fshatë a lagje në rrethin e Pejës ku nuk ka qenë të burgosur e masakruar së paku dhjetë burra me autoritet.

Në trend

Më shumë
Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

Teknologjia e vijës së portës ​​ka analizuar golin në El Clasico, është konfirmuar se ishte apo nuk ishte

La Liga
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Zbulohen detaje dhe pamje të vjedhjes nga grupi kriminal serb “Pink Panther” në një argjendari në Greqi – bie në sy një detaj

Botë
Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Dua Lipa duket e lumtur në krahët e të dashurit të saj, ndërsa fotografohen bashkë në një darkë në New York City

Magazina
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Kalo në kategori