LAJMI I FUNDIT:

Shpërndante kokainë, si u kap “eksperti i Elbasanit” – për të mos u përgjuar përdorte disa celularë

Shpërndante kokainë, si u kap “eksperti i Elbasanit” – për të mos u përgjuar përdorte disa celularë

I arrestuari që shiste kokainë me doza në Elbasan u vu në pranga pasi mbahej prej ditësh në vëzhgim nga policia. Policia e Elbasanit e mbante në vëzhgim 39 vjeçarin, pas informacioneve në rrugë operative se i riu merrej me shitje droge.

Reklama

Për këtë qëllim u organizua operacioni i koduar “Bradasheshi”, ku E.R., 39 vjeç, u vu në pranga në kushtet e flagrancës, i cili akuzohet si shpërndarës i lëndëve të forta narkotike.

Siç shkruan Panorama, 39-vjeçari ka qenë duke udhëtuar me mjet nga fshati Hajdaran për në qytetin e Elbasanit në momentin e ndalimit.

Ai është ndaluar nga Policia dhe ka lejuar këta të fundit, pa bërë rezistencë, për të kontrolluar mjetin.

Gjatë kontrollit, Policia i ka gjetur dhe sekuestruar 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, si dhe 7 aparate celularë, 20,000 lekë të rinj, të cilat dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike.

Dyshohet se 39-vjeçari e ka kryer këtë aktivitet rishtas.

Në mënyrë që Policia të mos e zbulonte përmes përgjimit, i riu ndërronte shpesh telefonat, për këtë arsye mbante me vete 7 aparate të ndryshëm.

Pavarësisht kësaj, arrestimi i 39-vjeçarit erdhi pas informacioneve që Policia siguroi në rrugë operative.

“Në afërsi të fshatit Hajdaran, Elbasan, gjatë kontrollit fizik në automjetin me të cilin lëvizte shtetasi E.R., Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provave materiale 50 doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë; 7 aparate celularë, automjeti me të cilin lëvizte; 20,000 lekë të rinj, që dyshohen se janë përfituar nga shitja e lëndës narkotike”, bëhet e ditur nga Policia.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në trend Lajme

Më shumë
Si ndodhi përplasja në mes Astrit Gashit dhe Afrim Cakës, pasi ky i fundit e akuzoi që fjalët i ka nga Serbia

Si ndodhi përplasja në mes Astrit Gashit dhe Afrim Cakës, pasi ky i fundit e akuzoi që fjalët i ka nga Serbia

Lajme
Operacion policor në tri komunat në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

Operacion policor në tri komunat në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

Lajme
Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Vdekja e të riut shqiptar në kufirin me Serbinë, reagon familja Muçiqi

Lajme
Elshani nga Octopus: Milan Radoiçiq pjesëmarrës në sulmin terrorist, Lista serbe ka humbur legjitimitetin

Elshani nga Octopus: Milan Radoiçiq pjesëmarrës në sulmin terrorist, Lista serbe ka humbur legjitimitetin

Elfije Boletini
Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Gërvalla: Asociacioni ka vdekur për ne dhe ndërkombëtarët

Lajme
Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Analistët serbë: Sulmi i armatosur në Banjskë debakël i politikës së Beogradit, Serbia u mund dhe u poshtërua

Lajme
Kalo në kategori