LAJMI I FUNDIT:

Shpërndahet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Shpërndahet Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

Me 108 vota “për”, deputetët votuan për shpërndarjen e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Për shpërndarjen e Kuvendit nuk votuan 7 deputetët e pavarur nga grupi i OBRM-PDUKM-së.


Shpërndarja e Kuvendit hap rrugën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të cilat janë caktuar për 12 prill.

Vendimi për shpërbërjen e Kuvendi u paraqit nga kryetari Talat Xhaferi.

Theksojmë se sot ishte afati i fundit për shpërndarje e Kuvendit./Telegrafi/