LAJMI I FUNDIT:

Me shpenzimin e rezervave shtetërore, Qeveria rrezikon stabilitetin financiar (Video)

Me shpenzimin e rezervave shtetërore, Qeveria rrezikon stabilitetin financiar (Video)

Ministri i Financave, Bedri Hamza, ditë më parë shprehu brengën se rezervat shtetërore po shkojnë drejt fundit.

Mënyrën  e ndarjes së mjeteve e kritikoi edhe Kryetari i Odes Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu.


Ai the se nëse vazhdohet të trajtohen në këtë mënyrë rezervat shtetërore, rrezikohet stabiliteti financiar.

Shpenzimet nga rezervat e buxhetit shtetëror me shqetësim i ka parë edhe Drejtori Ekzekutiv i Odës Amerikane, Arian Zeka, i cili shpreson që këto harxhime të mos vazhdojnë me këtë ritëm, raporton RTV Dukagjini.

Ndërkaq në përgjigjen më shkrim nga Zyra e Komunikimit me Publikun, në Ministrinë e Financave, tregon për shifrën që Qeveria ka shpenzuar në këtë 3 mujor.

“Rezerva sipas Ligjit vjetor të buxhetit për këtë vit janë 4,800,000 euro. Qeveria e Republikës së Kosovës për periudhën 1 janar deri më 8 mars ka shpenzuara 2,077,469.78 euro (Vendimi i Qeverisë 06/24 datë 12.01.2018, vendimi i Qeverisë 03/29 datë 13.02.2018, vendimi 04/29 datë 13.02.2018, vendimi 07/32 datë 20.02.2018, vendimi 08/32 datë20.02.2018, vendimi 02/34 datë 05.03.2018) “

Së fundimi vetëm për rrymën e shpenzuar nga komunat në veri, nga ekzekutivi ka ndarë 1 milion euro. /Telegrafi/