LAJMI I FUNDIT:

Muhedin Nushi emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Muhedin Nushi emërohet nënkryetar i Komunës së Prishtinës

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se drejtori i Administratës Publike në Komunën e Prishtinës, Muhedin Nushi do të emërohet nënkryetari i Komunës, pasi që dje ka hyrë në fuqi Ligji për Prishtinën.

“Dje ka hy në fuqi ligji për Prishtinën. Pjesë të ndryshme do të zbatohen sipas planeve që do t`i dakordojmë bashkë me ministrinë. Drejtori reformator i Administrës, Muhedin Nushi është emëruar nënkryetar i Komunës tonë. Suksese Muhedin!”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.


Me ligjin e ri të kryeqytetit, kjo komunë do t`i ketë dy nënkryetar. Selim Pacolli nga sot e ka koleg edhe Muhedin Nushin.

Kujtojmë se më 17 maj të këtij viti është miratuar Ligji për Prishtinën në Kuvendin e Kosovës me 66 vota pro, nga gjithsej 67 deputetë sa kanë marrë pjesë në votim. /Telegrafi/