LAJMI I FUNDIT:

Shpend Ahmeti pret arbëreshët e Italisë

Shpend Ahmeti pret arbëreshët e Italisë

Grupi i arbëreshëve të Italisë është pritu të shtunën nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti. Aty Ahmeti iu foli atyre për Prishtinën, numrin e banorëve, kulturën, hyjneshën në forn dhe të tjera.

Ndërsa pati edhe një premtim për arbreshët. Ahmeti tha se do të ndihmojnë arbëreshet me krejt çka kanë për të ruajtur traditën.


“Ajo çka është ke rëndësi për Prishtinën është që 50 përqind e popullsisë janë më të ri se 25 vjeç, 70 përqind janë më të ri se 35 vjeç. Kjo e ka edhe natyrën tjetër të qytetit ku kërkesa për jetë me aktive e të natës janë shumë më të mëdha se në qytete të tjera. Kjo na jep një përparësi të jashtëzakonshme me qytetet tjera edhe sa i përket fuqisë punëtore, dhe potencialit që e kemi… Si kryeqytet i Republikës mund të jemi të ri, por si vendbanim jemi shumë të vjetër. Në zyre e kam një pikturë të hyjneshës në fron me veshje arbreshe. Është kënaqësi të ju kemi në Prishtinë”, tha ai.

Ahmeti u tha se ata janë në shtëpinë e tyre, dhe se do të përpiqen të bashkëpunojnë dhe ndihmojnë në ruajtën e traditës dhe gjuhës.

“Konsiderojmë që keni ardh në shtëpinë tuaj, ju falënderojmë që keni ruajtur traditën e gjuhën dhe i falënderojmë arbëreshet për çka kanë dhënë për kulturën shqiptare me shkrime e këntë… Jemi të gatshëm t’u ndihmojmë me krejt çka kemi. Me i thënë dikujt që Kosova po i ndihmoj dikujt në Itali është e çuditshme, por nuk po flas për të lloj ndihme, po flas për çka mundemi me iu ndihmu për me ruajt kulturën e traditën, qoftë përmes librave e shqip, qoftë përmes sjelljes së ansambleve të ndryshme nga Prishtina e Kosova, qoftë përmes mikpritjes për nxënës apo studentët, kushdo që dëshiron të njoh Kosovën”, tha ai.

Ndërsa Afrim Bekteshi, zëvendësministër i Diasporës tha se Kosova shpreh mirënjohje për arbëreshët të cilët e ruajtën gjuhën e traditën.

“Siç po e shihni ju vëllezër dhe motra institucionet e Kosovës, lokale e qendrore janë duke iu pritur ballë hapur në shenjë mirënjohje dhe respekti, për kontributin dhe sakrificën tuaj ndër shekuj për të ruajtur identitetin, që përmes ruajtës së gjuhës arbreshe keni ruajtur çdo gjë që është shqiptare”, tha ai.

Ai tha se arbreshet e Italisë janë diaspora e parë shqiptare dhe frymëzim për diasporën e re të gjysmës së dytë të shekullit të kaluar.

E në emër të arbreshëve foli Noe Andrea, kryetar i komunës në Pulia.

“Dua të falënderoj për pritjen e ngrohtë me të cilën jemi jashtëzakonisht të prekur gjatë këtyre ditëve. Siç tha kryetari mund të tingëllojë e çuditshme që Kosova t’i vijë në ndihmë komunitetit të caktuar në Itali, në fakt nuk është aspak e çuditshme, ka vlerë shumë të madhe ndihma që Qeveria e Kosovës i dhuron komunitetit arbresh në Itali. Edhe pse jemi një numër i madh 50 komunitete, ne nuk jemi shumë, edhe gjeografikisht nuk jemi të gjithë të koncetruar në një zonë, ky bashkëpunim i ofruar dhe deklaruar nga qeveria ka edhe një funksion tjetër, po na bashkon edhe ne si komuna sepse nuk jemi gjeografikisht afër. Na jep mundësi të mund të diskutojmë bashkë me ju, na jep mundësi të vjen në pah që shpirti vëllazëror që na ka mbajt gjallë të ruajmë traditën tonë deri tash”, tha ai.

Për falënderim dhe përshëndetje, arbreshëve iu drejtu në gjuhën italiane, edhe nënkryetari i komunës, Selim Pacolli. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Kalo në kategori