LAJMI I FUNDIT:

“Shpata e Nderit” e Kosovës (Foto)

“Shpata e Nderit” e Kosovës (Foto)

Oficeri i FSK-së, 24-vjeçari Ismail Hoxha, la gjurmë të pashlyera në Angli, duke u bërë kadeti më i mirë i Ballkanit, por edhe i Evropës. Për këtë meritë ai fitoi “Shpatën e Nderit” nga vetë princi i Anglisë, Charles.

Kjo shpatë, në dorën e fuqishme të një togeri kosovar, ia zbardhi fytyrën gjithë kombit. Vetë Hoxha ndihet krenar që i takon të njëjtit popull të cilit i ka takuar edhe Adem Jashari e heronjtë e UÇK-së, shkruan gazeta “Zeri“.


Jo më kot thuhet se “Ajo që bëjmë në jetë, jehon në përjetësi”. Edhe pse lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për çlirimin e vendit ka mbaruar vite më parë, jehona e saj ende po oshtin. Të rinj dhe të reja të këtij vendi me të mbushur 18 vjet po zgjedhin FSK-në si karrierë dhe shërbim. Të inspiruar nga veprat e familjes Jashari, Fehmi e Xhevë Lladrovcit, Shkëlzen e Luan Haradinajt, Zahir Pajazitit e Agim Ramadanit, ata po ia kushtojnë jetën shërbimit ndaj atdheut.

E një fotografi të Agim Ramadanit prapa telefonit të tij e mban edhe udhëheqësi i togës në FSK, Ismail Hoxha. Edhe pse vetëm 24 vjeç, Hoxha tashmë ka nën komandë 30 ushtarë. Pas përfundimit të Akademisë Ushtarake, Hoxha kishte treguar suksese të larta edhe në trajnimin që kishte mbajtur në Angli.

Ai ka fituar “Shpatën e Nderit” për oficerkadetin më të mirë ndërkombëtar duke u bërë i pari përfaqësues ushtarak nga Ballkani që merr një çmim të tillë në Akademinë Mbretërore Ushtarake “Sandhurst”.

Çmimin ia ka dorëzuar vetë princi i Anglisë, Charlesi.

Hoxha kujton atë ditë si një ndër më krenaret e jetës së tij.

“Në përgjithësi në jetë e kam vërtetuar se puna shpërblehet edhe ajo më ka ndodhur në Angli. Pas një viti të gjatë me punë më është ndarë çmimi ‘Shpata e Nderit’, për studentin ndërkombëtar”, kujton Hoxha.

Më të rëndësishëm atë ditë për të e kishte bërë edhe pjesëmarrja e prindërve të tij në ceremoni.

“Ajo ditë ka qenë kulmi i çdo gjëje. Kam pasur momente krenarie në jetë, mirëpo ky pa dyshim do të jetë momenti që do të mbaj në mend gjithë jetën. Aty ka qenë edhe familja ime. U bë historia për Kosovën. Hera e parë që dikush prej Kosovës e edhe prej Ballkanit e Evropës që e merr një çmim të tillë. Kështu që kjo më ka bërë të ndihem shumë krenar edhe pa marrë parasysh se sa i vështirë ka qenë ai vit mua në atë moment më është dukur si gjëja më e lehtë që e kam bërë në jetën time”, rrëfen udhëheqësi i togës, Hoxha. /Zeri/


Në trend Lajme

Më shumë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini, Martens: Me sa duket po

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Gjenden pa shenja jete dy persona, njëri në Fushë Kosovë e tjetri në Prishtinë

Kronika e Zezë
Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Lajme
​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

​Osmani për fjalimin e saj në KS të OKB-së: E kemi thënë të vërtetën

Politikë
Kalo në kategori