LAJMI I FUNDIT:

Shpata apo Biçaku i Demokleut?

Shpata apo Biçaku i Demokleut?
Ilustrim

Në shekullin e IV p.e.s., Demokleu e shihte Mbretin Dionis me zili dhe donte të ishte në vend të tij.

Mbreti Dionis ia plotësoi këtë dëshirë dhe për një ditë e uli në fronin e tij mbretëror. Mbi të qëndronte një shpatë e lidhur me një qime të bishtit të kalit, si kujtesë që vërtetë është fat të jesh mbret, por ama frika dhe ankthi nga rreziku konstant shoqërojnë mbretërimin gjithë kohën.


Demokleu nuk e çoi deri në fund ditën e tij të mbretërimit nga frika e shpatës që i lëkundej mbi kokë, sepse kuptoi që bashkë me fatin dhe pushtetin e madh vjen edhe rreziku dhe përgjegjësia e madhe.

Të pushtetshmëve shqiptarë nuk i bën syri dritë, ata duan të jenë në pushtet dhe nuk kanë frikë nga pushteti, përkundrazi tmerrohen nga mospasja e tij.

Kjo, ndoshta vjen se ligj pas ligji, vendim pas vendim, veprim pas veprimi në këto 30 vjet këta të pushtetshëm Shpatën e Demokleut e kanë zëvendësuar me Garuzhdën e Demokleut dhe Zarfin e Demokleut…