Shpallet përsëri konkursi për borde në katër kompani të ujësjellësit që ishin anuluar një ditë më parë
Sekretari i Përgjithshëm i Zyrës së Kryeministrit ka anuluar konkurset për Bordet e katër ndërmarrjeve publike të shpallura më 15 korrik 2020.
Ndërkaq, vetëm një ditë më pas në web faqen e Qeverisë së Kosovës u dha njoftimin për shpalljen e po të njëjtave konkurse.
Konkurset janë shpallur për Drejtorë të Bordeve të Ndërmarrjeve Publike Qendrore të: NPH Ibër Lepenc Sh.A, kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina Sh.A, Prishtinë, kompania Rajonale e Ujësjellësit Radoniqi Sh.A, Gjakovë, kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovicë Sh.A, Mitrovicë.
Në njoftimin për anulim të publikuar gjatë të martës nuk ishte dhënë ndonjë sqarim se pse ishte bërë anulimi i këtij konkursi, duke qenë se vazhdimisht ishin bërë kërkesa që qytetarët e interesuar të aplikojnë në konkurset për Ndërmarrje Publike.
Në një përgjigje për Telegrafin, nga Sekretariati i Zyrës së Kryeministrit kanë thënë se anulimin e konkursit e kanë bërë për tri arsye.
Nga Sekretariati kanë thënë se anulimi është bërë me qëllim që të ketë emërime më kualitative.
“Anulimi është kryer me qëllim që të kemi emërime kualitative, bazuar në merita e profesionalizëm, dhe proces të ligjshëm. Ne besojmë qe ri-shpallja e konkurseve do te nxisë numër shumë më të madh të aplikimeve nga ana e profesionistëve për shkak të rritjes së besimit në institucione. Një gjë të tillë e kemi parë edhe me konkursin e ZRRE-se me ri-shpalljen e të cilit kemi pranuar 3 herë më shumë aplikime”, thuhet ndër të tjera në përgjigjen e tyre.
Po ashtu, ndër arsyet të cilat Sekretariati i ka dhënë për anulimin e konkurseve ka qenë edhe vjetërsira e konkursit mbi një vit.
“ Arsyet e anulimit të konkurseve janë: Vjetëria e Konkursit mbi një vit, kryeministri i Republikës së Kosovës, Kryetari i Kuvendit dhe Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut më 17 qershor 2021 nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit ndërmjet Kuvendit të Republikës së Kosovës, Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës së Veriut përfaqësuar nga Ambasada Britanike, me qëllim të rekrutimeve kualitative në pozitat e larta drejtuese”, thuhet në përgjigje.
Ndërkaq, një tjetër arsye e anulimit të këtij konkursi është edhe sekandidatëve që kanë aplikuar në konkursin e vitit 2020 ju ka skaduar afati ligjor i vlefshmërisë së dokumenteve verifikuese për dokumentet siç janë: verifikimi nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, nëse ata kane qenë politikisht aktiv në tri vitet e fundit, verifikimi i Certifikatave që nuk janë nën hetime nga organet e drejtësisë, verifikimi nga ana e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve/Thesarit të Shtetit, nëse kanë qenë të emëruar politik tri vitet e fundit dhe vjetërsia e Deklaratave nën Betim të cilat u nënshkruan para 15 muajve nga ana e aplikuesve”.
Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli përmes një video-mesazhi rreth dy javë më parë i kanë bërë thirrje qytetarëve që të aplikojnë në konkurset publike. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Një epokë e re e transformimit digjital: IPKO prezanton pakot PRIMA dhe aplikacionin IPKO TV
Fito udhëtim në çift me IP Petrol!
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki
Respekti dhe vlerësimi i punëtorëve refletojnë në suksesin e Emona Center
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe