LAJMI I FUNDIT:

Shpallet i pafajshëm kryetari i Malishevës

Shpallet i pafajshëm kryetari i Malishevës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, është shpallur i pafajshëm në aktakuzën e ngritur nga Prokuroria Speciale, për “shpërdorim detyre”.

Gjykata në Gjakovë, e ka shpallur të pafajshëm Begajn dhe këtë e konfirmuar avokati mbrojtës i kryetarit Begaj, Emrush Kastrati, menjëherë pas përfundimit të gjykimit, thuhet në një njoftim të Komunës së Malishevës.


“Sipas avokatit Kastrati, prokurori i Prokurorisë Speciale, Haki Gecaj, kishte ngritur aktakuzën dhe kishte kërkuar dënimin e kryetarit Begaj, mirëpo faktet dhe provat e ofruara nga ana e prokurorisë, lidhur me rastin e ish drejtorit të ShFMU “Ganimete Tërbeshi” ishin të pabaza dhe gjykata sot mori vendimin e drejtë, duke e shpallur të pafajshëm kryetarin e Komunës së Malishevës, Ragip Begaj”.

“Vlen të theksohet, se Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ishte shumë bashkëpunues me organet e drejtësisë gjatë tërë procesit, nga fillimi e deri më tani, kur edhe është shpallur i pafajshëm lidhur me akuzën për shpërdorim të detyrës zyrtare”, thuhet më tej në njoftim. /Telegrafi/