LAJMI I FUNDIT:

Shpallet konkurs për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion në Maqedoni

Shpallet konkurs për zgjedhjen e anëtarëve të Komisionit për Antikorrupsion në Maqedoni

Kuvendi i Maqedonisë ka hapur konkurs për përzgjedhjen e përbërjes së re të Komisionit për parandalim të korrupsionit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Konkursi do të zgjasë shtatë ditë, ku do të pasojnë edhe intervistat publike të kandidatëve. Afatet për zgjedhjen e përbërjes së parë të Komisionit për Antikorrupsion sipas Ligjit të ri janë shkurtuar dhe e njëjta duhet të zgjidhet para se të fillojë fushata për zgjedhjet presidenciale.

Intervista e kandidatëve do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTVM, ndërsa do të udhëhiqet nga përfaqësuesit e ASHAM-it, nga unioni ndërparlamentar, shoqatat e qytetarëve të cilat merren me antikorrupsion.


Në konkurs shkruan se do të zgjidhen kryetari i Komisionit dhe gjashtë anëtarë me mandat pesë vjeçar. Ata nuk do të kenë të drejtë për rikandidim.

Ligji i ri për parandalimin të korrupsionit përcakton se një person i cili në 10 vitet e fundit ka qenë donator i një partie politike, deputet ose anëtar i Qeverisë, nuk mund të zgjidhet kryetar dhe anëtar i Komisionit për Antikorrupsion. Gjithashtu, anëtarët e rinj duhet të kenë gjashtë vjet përvojë pune në fushën e zbulimit ose parandalimit të korrupsionit, sundimit të ligjit dhe që kanë përfunduar studimet në fushën e qeverisjes të së drejtës, ekonomike, politike ose komunikimit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori